PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

SHBA perfshihen ne misionin evropian EULEX


E Shtune, 24 Maj 2008

Shtetet e Bashkuara deshirojne te behen pjese e misionit evropian EULEX pas hyrjes ne fuqi me 15 qershor te Kushtetutes se Republikes se Kosoves. Kete e tha ne Prishtine zevendes ndihmesja e sekretares amerikane te Shtetit, Rozmari Dikarlo. Ajo theksoi se pas 15 qershorit, "kur hyn ne fuqi Kushtetuta, institucionet e Kosoves do te marrin pergjegjesite qe u takojne" dhe shtoi: "OKB-ja do te kete nje rol ne Kosove edhe pas kesaj date. UNMIK-u, natyrisht do t'i nenshtrohet nje procesi rikonfigurimi, ndersa, misioni civil nderkombetar i koduar me emrin EULEX-, do te shtrije pranine ne te gjithe territorin e Kosoves. Nderkohe, sipas saj, SHBA do te vazhdojne te mbeshtesin sovranitetin e Kosoves, ndersa, shtoi se "eshte duke u shqyrtuar mundesia qe edhe SHBA

te perfshihen ne misionin e BE-se, EULEX".

Udheheqesit politik kosovare nga ana e tyre, shpresojne se pas dates 15 qershor, institucionet e vendit do te marrin te gjitha pergjegjesite qe u takojne, ndersa premtojne se do te kene raporte te mira me OKB-ne.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika