PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gazetari Baton Haxhiu rikthehet ne shtepi


E Shtune, 24 Maj 2008

Gjykata e Hages ka vendosur dje te liroje perkohesisht gazetarin kosovar Baton Haxhiu i akuzuar nga prokuroria per fyerje te gjykates. Vendimi eshte dhene duke marre parasysh kerkesen e avokatit te mbrojtjes per lirim te perkohshem te gazetarit kosovar.

Publicisti ishte arrestuar para kater ditesh si i akuzuar nga Prokuroria e Tribunalit per shperfilljen e Gjykates Nderkombetare ne rastin Haradinaj dhe te tjeret. Pas transferimit ne Njesine e Paraburgimit te Tribunalit, te merkuren, Haxhiu beri paraqitjen e pare te tij, para Trupit Gjykues. "Jam absolutisht i pafajshem". Kjo ishte pergjigja e publicistit ndaj akuzave te Prokurorise.

Sipas aktakuzes, Haxhiu, ne 2007 kur ishte drejtor ne gazeten Express, siguroi informacion per nje deshmitar, identiteti i te cilit mbahej i fshehte. Po ashtu nga Tribunali i Hages, pretendohet se "Baton Haxhiu me vetedije dhe qellimisht ka nderhyre ne ushtrimin e drejtesise, duke shkelur urdhrin e Trupit Gjykues. "Me keto veprime dhe leshime te tij, Baton Haxhiu ka bere mosperfillje te Tribunalit dhe se, sipas rregullit 77 (A) te rregullores, ai behet fajtor", thuhet ne aktakuzen e perpiluar.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika