Eurovizioni - muzike dhe politike
E Shtune, 24 Maj 2008
Nga Luke Allnutt*
Miliona evropiane do te votojne mbremjen e se shtunes per kenget e tyre te preferuara, ne finalen e gares se 53-te te Eurovizionit. Shqiperia prezantohet ne kete festival me kengetaren Olta Boka. Vajza 16-vjecare nga Tirana eshte pjesemarresja me e re e festivalit dhe eshte kualifikuar per mbremjen finale te Eurovizionit, qe sivjet mbahet ne Beograd.
Eurovizioni eshte ngritur mbi hirin e Luftes se Dyte Boterore, si perpjekje per te manifestuar unitetin ne kontinentin e ndare. Qe nga gara e pare ne Zvicer, me 1956, gjithnje ka ekzistuar frika edhe per perfshirjen e politikes ne kete gare, apo sic njihet ne zhargonin e Eurovizionit "votimit fqinjesor".
Eshte kjo dukuria sipas te ciles Greqia dhe Qipro gjithnje shkembejne 12 piket maksimale. Ose, vendet e Ballkanit dhe ato skandinave gjithnje i japin njeri-tjetrit vleresimet me te larta. Kjo ndodh per shkak te njohjes se ndersjelle te tradites muzikore, thone disa.
Keith Mills, nga bregu perendimor ne Irlande, eshte adhurues shumevjecar i Eurovizionit dhe thote se "gjithnje do te kete nje element te votimit politik dhe te votimit fqinjesor".
"Kjo nuk eshte dicka e re. Ne vitet e '60-a dhe te '70-a ekzistonte nje 'bllok skandinav' dhe iberik me Spanjen e Portugaline. Tani gjerat jane me te dukshme sepse jane disa blloqe te reja: ish-vendet e BRSS-se dhe vendet e ish-Jugosllavise", thote Mills.
Por, fqinjet jo gjithnje merren vesh. Ne finale te Eurovizionit ne Kiev, ne vitin 2005, grupi nga Mali i Zi "No Name" duhej te valeviste flamurin e Unionit Serbi-Mal i Zi, por u mbeshtoll ne flamurin malazez, gje qe per shume serbe ishte fyese. Ne manifestimin e mevonshem ne Beograd, "No name" u detyrua te largohet nga skena pas gjuajtjes me shishe nga turma.
Vitin e kaluar, Izraeli shkaktoi stuhi. Kenga e tyre aludonte ne Iranin, luften berthamore etj.
Kete vit, Armenia dhe Azerbajxhani, vende te cilat kane luftuar per territore ne Nagorni Karabak, ne vitet e '90-a, i kane rene ne qafe njeri-tjetrit. Nje grup njerezish nga Azerbajxhani po lobon te komiteti organizativ i Eurovizionit me arsyetimin se kenga e Armenise bazohet ne kenget popullore te vendit te tyre.
Sidoqofte, me gjithe kritikat dhe verejtjet, Eurovizioni eshte nje mundesi e mire per vendet e vogla, si per te reklamuar kulturen e tyre, ashtu edhe per te terhequr turistet.
Perfaqesuesja e Moldavise, Beta Burlaku, e sheh garen si mundesi per te promovuar vendin e saj.
"Ketu nuk eshte vetem emri im. Ne Evrovizion eshte nje fushate per vendin tim", thote Burlaku, duke shpresuar se me kengen e saj do ta beje krenare Moldavine.