PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Nuk duam te dublojme EULEX-in"


E Shtune, 24 Maj 2008

Roli i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, pas 15 qershorit, do te jete ne raport me rrethanat ne terren. Kete e ka deklaruar dje Joakim Ryker, kryetari i UNMIK-ut ne Kosove. Ne nje interviste per Radion Evropa e Lire, Ryker thote se "derisa Rezoluta 1244 eshte ende ne fuqi, Kombet e Bashkuara do te kene rolin e vet ne Kosove edhe pas 15 qershorit, per te reaguar ne menyre sa me pragmatike, ne raport me rrethanat qe do te ndryshojne ne terren". Ryker thekson se "nje gje e tille nuk do te ishte e ndershme as per taksapaguesit nderkombetare".

Aktualisht jeni ne krye te nje misioni, per te cilin askush nuk e di saktesisht se cfare do te ndodhe me te pas 15 qershorit. A do te qendroje UNMIK-u pas kesaj date ne Kosove apo do te shkoje?

Perderisa Rezoluta 1244 eshte ende ne fuqi, Kombet e Bashkuara do te kene rolin e vet ne Kosove. Dhe, kjo nenkupton edhe periudhen pas 15 qershorit. Megjithate, ne do te vazhdojme te reagojme ne menyre sa me pragmatike qe te jete e mundshme, ne raport me rrethanat qe do te ndryshojne ne terren.

Eshte thene se UNMIK-u do ta pershtate vetveten me rrethanat. Cfare saktesisht do te thote kjo? Si do te funksionoje?

Me kete skene te re qe po del ne siperfaqe, Kombet e Bashkuara do te vazhdojne te kene rolin e vet ne raportimin politik nga terreni, nga Prishtina ne Nju Jork, te Keshilli i Sigurimit. UNMIK-u do te vazhdoje ta kete shtyllen e vet te trete, Organizaten per Sigurine dhe Bashkepunimin Evropian. Shtylla e katert (Bashkimi Evropian) do te zhbehet dhe do te pushoje se funksionuari, ashtu sic eshte paralajmeruar nga Brukseli, ne fund te qershorit. Prandaj, mendoj se forma e re e misionit po behet gjithnje e me e dukshme. Por, eshte nje ceshtje, e cila nuk eshte zgjidhur ende - pergjegjesite e Kombeve te Bashkuara mbi sundimin e ligjit dhe si do te nderlidhen ato me ate cfare do te beje misioni EULEX.

Cilat jane bisedimet qe po zhvillohen ne kete drejtim dhe ne cilat pjese te sundimit te ligjit pritet te kete mbikeqyrje te Kombeve te Bashkuara dhe ne cilat EULEX-i?

Sic e thashe, kjo ceshtje ende nuk ka marre pergjigje. Po punohet ne arritjen e nje perparimi, njerezit ne Nju-Jork dhe ne Bruksel jane duke punuar mbi kete ceshtje. Kam besim te fuqishem se nje zgjidhje mund te arrihet. Ne parim ne nuk duam dublim apo dyfishim misionesh, nuk duam te dublohemi me ate qe te tjeret jane te gatshem dhe kane vullnet per te bere. Nje gje e ketille nuk do te ishte e ndershme as per taksapaguesit nderkombetare.

A do te jete misioni i ardhshem i UNMIK-ut i pranishem vetem ne veri, sic eshte kerkuar nga disa, apo do te jete funksional ne mbare Kosoven?

Sipas mendimit tim, ne sektorin e sundimit te ligjit, nuk duhet te kete ndarje te punes ne baza gjeografike, etnike apo funksionale midis organizatave te ndryshme. As tani dhe as ne te ardhmen.

Ju i keni shpallur zgjedhjet lokale te Serbise ne Kosove si te paligjshme, por si do t'i trajtoni ato komuna qe kane dale nga keto zgjedhje?

Sic e thate me te drejte, ato zgjedhje ishin te paligjshme dhe une nuk jam informuar mbi rezultatet e tyre. Ne cilindo rast, ato rezultate nuk do te kene asnje baze ligjore ne Kosove.

Ju keni ofruar dy opsione per komunat e banuara me serbe - zgjedhje te reja ose emerimin e udheheqesve te ketyre komunave. A keni arritur ndonje perparim ne kete drejtim?

Sic e dini, une kam emeruar perfaqesuesit e komunitetit serb ne pese komuna, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok, Novoberde dhe Shterpce. Ne lidhje me keto komuna, emerimeve qe jane bere u skadon afati me 18 qershor. Prandaj, me duhet te mendoj ose per zgjatjen e vendimit ekzekutiv, i cili ka mundesuar keto emerime ose per nje mekanizem tjeter, qe mund te kete qene mbajtja e zgjedhjeve. Kete ceshtjen e fundit e kam ofruar ta diskutoj me Beogradin, por Beogradi nuk e ka pranuar kete oferte.

Sa e veshtire mendoni se do te jete te merreni me keto komuna, nese emerimet qe i beni refuzohen dhe nese Beogradi insiston qe ato te udhehiqen nga njerezit e votuar ne zgjedhjet e 11 majit?

E thashe edhe me pare, nuk jam informuar as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht per rezultatet e te ashtuquajturave zgjedhje. Prandaj, nuk mendoj se me takon te bej spekulime jashte kornizave ligjore ne Kosove.

Situata ne veri duket se eshte ngrire, vecanerisht pas shpalljes se pavaresise. Gjykata atje ende s'po funksionon, njesoj sikurse edhe hekurudhat dhe doganat. A keni ndonje plan per ta 'shkrire' kete situate? Si e shihni te ardhmen e asaj pjese?

Eshte e rendesishme se ne Kosove ekziston vetem nje hapesire ligjore, ky eshte parimi themelor. Me duhet te them se sundimi i ligjit ne veri nuk eshte thyer, atje kemi ekipet mobile te doganave dhe terminal te brendshem. Megjithate, pajtohem me ju, doganat duhet te rivendosen, gjykata duhet te filloje punen e saj dhe hekurudhat gjithashtu duhet te rivendosen ne kuader te sistemit hekurudhor te UNMIK-ut. I gjithe ky proces kerkon burime, kohe dhe vendosmeri. Nuk i kemi te gjitha ne sasi te medha, posacerisht jo burimet, por vullneti politik per ta cuar kete proces perpara nuk mungon.

Situata ne veri ka ngritur disa shqetesime mbi rrezikun e ndarjes. A mendoni se nje rrezik i ketille ekziston?

Ne ende i kemi per baze parimet e Grupit te Kontaktit, te cilat jane mbeshtetur edhe nga Keshilli i Sigurimit, se nuk do te kete ndarje te Kosoves dhe nje gjendje e ketille parashihet edhe me Rezoluten 1244, e cila do te mbetet ne fuqi.

Dhe ne fund, a do te vazhdoni te mbeteni shef i misionit te rikonfiguruar te Kombeve te Bashkuara ne Kosove pas 15 qershorit?

Kjo eshte nje ceshtje, e cila duhet te percaktohet. Do te kete nje ndarje logjike dikur, por nuk mund te them se kur do te ndodhe nje gje e ketille.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika