Perkujtohet Petro Marko ne 95-vjetorin e lindjes
E Premte, 23 Maj 2008
Akademike nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia jane mbledhur ne Vlore per nje konference dyditore ne nder te Petro Markos, nje nga figurat e shquara te letersise bashkekohore shqiptare. E organizuar ne kuadrin e 95-vjetorit te lindjes se shkrimtarit, akademiket ne temat referuese pervec jetes se trazuar te Petro Markos, e cila ngjasonte me jeten e shume prej personazheve te tij, kane sjelle vepren e poetit ne nje dimension tjeter. Ne dimensionin krahasues per te zbuluar keshtu risite e sjella nga Petro Marko ne letersine shqiptare e mbi te gjitha per te zbuluar kodin e tij poetik. Studiues te njohur nga Universiteti i Prishtines, Shkupit, Tetoves, Tiranes, Gjirokastres e Vlores referuan dje tema interesante rreth krijimtarise se Petro Markos, dhe konferenca do te vije edhe pergjate dites se sotme.