PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Olta Boka triumfon, Shqiperia ne finale


E Premte, 23 Maj 2008

Anisa Ymeri

Sivjet u kendua shqip ne Beograd dhe Olta Boka triumfoi duke e cuar Shqiperine ne finalen e madhe te edicionit te 53-te te Festivalit Evropian te Kenges. Olta Boka, kengetarja me e vogel e festivalit dhe "Zemren e lame peng" si perfaqesuese te Shqiperise moren jo pak duartrokitje dhe vota ne saje te nje performance te suksesshme te vogelushes shqiptare. Boka mposhti emocionet e skenes gjigante te "Beogradcka Arena", me nje kapacitet prej 25 mije spektatoresh, duke percjelle jo pak emocione me kengen shqip ne salle. Dhe keshtu, ajo siguroi nje vend per Shqiperine ne finalen e madhe te 24 maijit ne Beograd.

Flamuj shqiptare shihej te valeviteshin jo pak ne salle, jo vetem pasi Beogradi eshte fare prane vendit tone, por sepse flamuri shqiptar tanime valevitet prej nesh ne cdo kend te botes. Olta Boka, me zerin qe i dridhej nga emocionet normale te nje gare te madhe, ju tha te gjitheve "Thankyou". Nuk qe nje prej atyre performancave te "fuqishme" me koreografi te menduar mire deri ne detaj, pasi "Zemren e lame peng" eshte nje balade, por performanca e Shqiperise nuk mbeti aspak pas shteteve te tjera. 16-vjecarja Boka, tregoi se eshte gati te perballoje edhe emocionet e fuqishme te skenave dhe evenimenteve teper te medha, sic eshte ky Festival Evropian i Kenges.

Shqiperia se pari u prezantua me nje klip i shkurter ku levizjet e shpeshta te balerineve te veshur me petk te kuq zbuluan shqiponjen. Duke formesuar ne kete menyre flamurin tone, i cili gjendet jo pak ne Beograd keto dite!

Para se Olta Boka te ngjitej ne skenen e gjysmefinales se dyte te festivalit, menaxherja e "Eurovizion 2008", Dushka Vucinic Lutic, rrefehet se Boka eshte kengetare e cila premton shume.

Prej 13 majit kur delegacioni shqiptar shkeli ne Beograd, e kur pak dite me pas u mbajt prova e pare zyrtare, komentet per kengen shqiptare kane qene jo te pakte. Media dhe kritika e perkedhelen jo pak vogelushen Boka, e cila mundi te largonte emocionet e medha te nje skene teper te madhe. Fuqia e vokale e Oltes u lakua jo pak. Reagimet pozitive jane percjelle pergjate gjithe ketyre diteve nga mediat shqiptare.

Mirepo, ndonese vemendja e gjithe shqiptareve qe e perqendruar te kenga shqiptare dhe performanca e saj, s'mund te mos permenden edhe performancat e shteteve te tjera. Vite me pare, nje trofe i Eurosongu-t shkoi ne Ukraine nga kengetarja tejet energjike Rusllana. Edhe kete vit, Ukraina percoi jo pak emocione ne festival, duke kuruar cdo detaj te performances se tyre e qe meritoi te duartrokitej jo pak nga spektatoret ne salle.

Dushka Vucinic Lutic komenton kengen shqiptare

Menaxherja e "Eurovizion 2008", Dushka Vucinic Lutic, komenton vec te tjerash edhe kengen shqiptare. "Une e pelqej kengen shqiptare dhe mendoj qe kengetarja qe perfaqeson nje shtet si Shqiperia, eshte shume e embel, ka nje ze teper karakteristik, duke pasur ketu parasysh edhe moshen e saj, ka nje kenge shume domethenese ne tekst dhe e kompozuar mjaft bukur", shprehet Lutic. "Kam pyetur per kuptimin e asaj kenge dhe mendoj se do te mirepritet dhe vleresohet si nga juria, po keshtu edhe nga njerezit-shprehet Lutic, por ajo eshte shume e vogel per te qene nje konkurrente e forte, edhe pse kjo nuk e pengon per te qene fituese". Kjo eshte nje deklarate e menaxheres se "Eurovizion 2008" Dushka Vucinic Lutic gjate provave gjenerale te nates se dyte gjysmefinale. Dhe ne oren 21:00 te mbremjes festivali nisi e kenget e 19 shteteve nisen te ushtonin nje nga nje ne skene.

Eurovizion me 100 milione shikues ne bote

Qene votat e publikut ato qe vendosen se cila prej kengeve dhe shteteve hyne ne finalen e madhe, e cila mbahet mbremjen e 24 majit ne Beograd. Sipas statistikave te EBU-se, ne tre net transmetimi llogariten te jene 7 ore program televiziv, qe do te ndiqen nga 100 milione shikues ne te gjithe boten. Edhe Shqiperia i ka syte e drejtuara nga Beogradi, por ama s'mund te votojme per kengetaren tone. Ndaj edhe vazhdimisht i eshte bere thirrje shqiptareve neper bote te japin voten e tyre per Olta Boken dhe "Zemren e lame peng". Nga 43 vendet pjesemarrese, 5 prej tyre (Serbia, Franca, Gjermania, Anglia, Spanja) jane te kualifikuara automatikisht ne finale. Nderkohe qe nga 38 vendet e tjera, 19 ne te dyja netet gjysmefinale, u perzgjodhen 20 per te vazhduar konkurrimin. Skenografia paraqet dy lumenjte qe kalojne ne Beograd, Danubin dhe Saven, qe artistikisht bashkohen ne skene. Qe nga viti 1955jane interpretuar rreth 1 milion e 100 kenge.


Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika