Berisha: Biznesi i huaj i besoi qeverise
E Premte, 23 Maj 2008
Kryeministri Berisha e cilesoi diten e djeshme si sukses te qeverise qe ai drejton privatizimin e kenaqshem te kompanise se naftes ARMO. Ne nje prononcim per mediat, dhene gjate vizites qe ai zhvilloi ne ekspoziten "Biodiversiteti ne art", Berisha u shpreh i kenaqur per privatizimin e kompanise shteterore te naftes. Ai theksoi se ky ishte edhe nje privatizimi i madh i qeverise me duar te pastra, qe u be ne rruge te ndershme dhe transparente. "Ky eshte privatizimi i qeverise me duar te pastra, i ndershem, transparent, ne nje vlere te trembedhjetefishte, me nje perpjekje te kater viteve me pare, por vertet pajisjet dhe teknologjia ka nje vlere, por vleren me te madhe e ka besimi. Ne qofte se ARMO arriti kete kuote, arriti per shkak te aksioneve te qeverise, arriti per faktin se biznesi boteror i beson kryeministrit shqiptar, i beson qeverise se tij", deklaroi Berisha i kenaqur per kuoten e larte, me te cilen arriti te privatizohej ARMO.
ARMO, vlera me e larte
Vlerat monetare qe priten te perfitohen nga privatizimi i ARMO-s kane shenuar vleren me te larte ne historine e privatizimeve strategjike ne vendin tone. Konsorciumi amerikan "Rafineri Asociated Anica Texas", nje nga 4 kompanite pjesemarrese, ofroi per blerjen e 85%te aksioneve te ARMO-s, vleren me te larte prej 125 milione euro. Kjo eshte vlera me e larte e shenuar deri me tani ne privatizimin e prones shteterore me rendesi strategjike
Albania Mobile Comunication (AMC) u shit me 86 milione USD
Banka Kombetare Tregtare kundrejt, 1 dollari.
Banka e Kursimeve u shit me 120 milione euro.
Albtelekom u privatizua kundrejt vleres 120 milione euro
Diplomaci investimesh
Investimet kane qene nje ceshtje e rendesishme e diskutimeve te perfaqesuesve te larte te vendit tone. Keshtu, pervec Kryeministrit Berisha edhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ministri i Jashtem, Lulzim Basha, ne takimet jashte vendit qe kane pasur, kane shprehur perparesite e Shqiperise per te investuar. Ata madje kane organizuar edhe tryeza diskutimi me biznesmenet e vendeve te huaja, ku i kane njohur keta te fundit edhe me reformat e ndermarra nga qeveria ne fushen fiskale.