PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kriza, nafta drejt 200 USD per fuci


E Premte, 23 Maj 2008

Rritja e cmimit te naftes ne tregjet nderkombetare nuk po ndalet. Ulja e dollarit dhe renia e prodhimit, por edhe spekulimet ne burse, sic i komentojne analistet, pritet qe te cojne cmimin e arit te zi ne ditet ne vazhdim ne 200 dollare per fuci. Dje, nje fuci nafte eshte shitur me 135 dollare ne bursat nderkombetare nga 132 USD qe ishte nje nate me pare. Cmimi i naftes eshte rritur me ritme te shpejta keto ditet e fundit, duke i bere te pamundura parashikimet per ecurine e metejshme te cmimit. Rritja e cmimit eshte percjelle edhe ne tregun vendas, ku disa pika te shitjes me pakice po e shesin nje liter nafte me 160 leke. Edhe kete here tregu vendas po shfaq spekulime per arsye se, nafta qe po shitet aktualisht nuk eshte kontraktuar me cmimin 135 dollare, por me pak se 100 dollare per fuci. Ekspertet vleresojne se, shitja e ndermarrjes shteterore te naftes, ARMO do te zhbllokoje situaten spekuluese qe ekziston ne tregun vendas te naftes. Aktualisht prodhimi vendas ze 25 per qind te tregut. Por, me investimet qe priten te behen nga kompania, qe do te kete ne pronesi ARMO-n, prodhimi i naftes dhe cilesia e saj do te rritet, cka pritet te jete nje shprese per reduktimin e varesise nga importi.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika