Mbyllet radioja e te huajve ne Berlin
E Premte, 23 Maj 2008
"Radiomultikulti" ishte projekti i pare shumegjuhesh qe u hap ne vitin 1994, dhe qe synonte te ndihmonte integrimin e te huajve ne kryeqytetin gjerman. Por pionierja e integrimit do te mbyllet ne fund te vitit ne vazhdim. "Radiomultikulti" u themelua ne vitin 1994 si nje projekt model i nje programi qe behej kryesisht nga te huajt dhe per te huajt. Ne fillim financohej dhe nga ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, por ky subvencionim eshte hequr prej kohesh. Sipas ligjit gjerman, radiotelevizioni publik duhet te financohet nga taksat qe paguhen enkas per median.
Vendimi sjell pasoja negative per integrimin e shqiptareve pasi i prekur eshte dhe programi shqip qe drejtohej nga Milazim Vllasaliu. "Per shumicen e bashkepunetoreve ishte nje shok i madh, sepse ne kemi 14 vjet me radhe qe po punojme dhe ky lajm na ka prere deshiren per te vazhduar me tej", thote Vllasaliu per Deutsche Wellen. "Multi kulti" zinte afro 0,8 per qind te tregut, nje shifer kjo deri diku modeste degjuesish. Por shume politikane dhe analiste mendojne se "Multi kulti" qe kryesisht prezantonte jeten e imigranteve ne Berlin dhe Brandenburg si edhe i informonte ata ne gjuhet e tyre per ngjarjet e ndryshme qe ndodhnin ne Gjermani, perbente nje nyje shume te mire per integrimin e te huajve.
Teki Temaj, nje nga degjuesit e rregullt te programit shqip dhe anetar i Partise Socialdemokrate gjermane, kritikon: "Njerezit kishin fituar shume besim te radioja, ku mund te informoheshin si per ngjarjet ne vendin e tyre, ashtu edhe per ato qe ndodhnin ne politike dhe mendoj se mbyllja e radios do te kete ndikim negativ ndaj integrimit te shqiptareve ketu ne Berlin".