PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ushqimet, sa po shtrenjtohen


E Premte, 23 Maj 2008

Organizata per Ushqim dhe Bujqesi e Kombeve te Bashkuara (FAO) dha dje pak shpresa se cmimet e larta te ushqimit mund te kthehen ne nivelet e meparshme. "Ushqimi nuk eshte me komoditet i lire", vleresoi dje Organizata FAO. Ajo konstaton se cmimet pane rritje dramatike ne dy vjetet e shkuar, qe vetem vleresohen ne 1 mije miliard dollare vetem per sivjet. Kjo me se shumti i ka goditur njerezit, te cilet edhe ashtu shpenzonin pjesen me te madhe te te ardhurave per ushqim.

FAO thote se vendet me mungese ushqimi pritet te shpenzojne 40 per qind me shume per importin e ushqimeve sesa vitin e kaluar. Nder me te goditurat jane dritherat. Organizata thote se stoqet jane ne nivele kritike te uleta dhe cdo renie e papritur e prodhimtarise mund ta perkeqesoje situaten.

Megjithate, ka nje shprese per permiresimin e rendimentit te drithit. Fermeret ne mbare boten kane reaguar ndaj mundesive financiare te cmimeve te larta, duke mbjelle me shume siperfaqe punuese. Ne qofte se moti nuk do te nderhyje, pritet qe te korrat ne vitin 2008 te jene 658 milione tone.

"Ukraina, Rusia dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik mund te presin rezultate te mira", thote FAO. Por ajo shton se kushtet e thata ne Iran mund ta ulin rendimentin per 2 milione tone, krahasuar me vitin e kaluar. Reduktim i ngjashem pritet ne Kazakistan. Eksperti i organizates FAO, Abdolreza Abbassian, ne planin afatshkurter sheh mundesi te mira, por terheq verejtjen per nje periudhe me te gjate. "Duhet te shohim ne afat me te gjate kohor. Ceshtja kryesore me te cilen tash perballemi eshte nese do te jemi ne gjendje ta rrisim prodhimtarine per t'i kenaqur nevojat e shtimit te popullsise", thote ai.

Ndaj, Abbassian ben thirrje per inovacione dhe pershtatjen e zinxhirit te ushqimit, me mbeshtetje te fuqishme te teknologjise. "Teknologjia ka bere mjaft pune ne te shkuaren dhe jam i sigurt se do te beje edhe ne te ardhmen. Te fermeret ekziston nje gatishmeri e madhe per t'u pershtatur, si ne prodhimin e gjerave, ne pershtatjen ndaj konsumatoreve apo menyrat per ndryshimin e ushqimit", thote Abbassian. Eksperti i Organizates Boterore te Ushqimit pohon se bashkesia nderkombetare duhet perseri ta rishikoje ceshtjen e etanolit ne prodhimin e karburantit dhe te rivleresoje nese kjo ofron perfitime te mjaftueshme, per t'u kompensuar me humbjen e ushqimit.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika