PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

SHBA-te lejojne dergimin e celulareve ne Kube


E Premte, 23 Maj 2008

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, George Bush, paralajmeroi se qytetaret amerikane se shpejti do te lejohen t'u shesin telefona celulare kubanezeve. Bush tha se shpreson qe ky vendim do te permiresoje komunikimin, por edhe do te rrise shkallen e lirise se shprehjes ne Kube.

Sakaq, Bush u tha qeveritareve se presidenti i Kubes, Raul Kastro, planifikon reforma, me te cilat do te zgjeroje numrin e pajisjeve moderne qe shtetasit mund t'i shfrytezojne. Reformat parashohin edhe lirine e posedimit te telefonave celulare dhe kompjutereve. Bush i cilesoi shume te rendesishme keto reforma, pasi Raul dhe vellai i tij, Presidenti shumevjecar i Kubes, Fidel Kastro, e kane sjelle ekonomine ne gjendjen ne te cilen qytetaret nuk i kane keto mundesi. Liria ne shfrytezimin e teknologjise moderne, tha Bush, megjithate, nuk do te kete kuptim, nese perdorimi dallon nga vendet tjera. Nese kubanezeve u lejohet perdorimi i telefonave celulare, atehere atyre duhet t'u lejohet edhe te flasin lirshem. "Tani qe njerezit e Kubes kane qasje te lire ne kompjutere, ata gjithashtu duhet te kene akses edhe ne internet", tha Bush. Sipas tij, bota po veshtron nga afer se sa jane te verteta reformat e paralajmeruara nga Raul Kastro. "Nese Qeveria ne Kube i ndjek deklaratat publike, duke hapur qasjen ne informacion, duke zbatuar reforma kuptimplote ekonomike, duke respektuar lirite politike dhe te drejtat e njeriut, atehere do te mund te thuhej se kane filluar ndryshimet. Por, pervoja tregon se ky regjim nuk synon te ndermarre hapa te tille", tha Bush.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika