OKB, kufizohet roli pas 15 qershorit
E Premte, 23 Maj 2008
Diplomatja amerikane, Rosemary DiCarlo, ka bere te ditur se diskutimet per rikonfigurimin e OKB-se jane duke u zhvilluar me intensitet te larte. DiCarlo ka marre pjese ne takimin e djeshem te Grupit Drejtues per Kosoven, ne te cilin eshte diskutuar edhe prania nderkombetare civile, por pa u arritur ndonje qartesi se cfare roli do te kene misionet nderkombetare pas 15 qershorit, kur edhe hyn ne fuqi Kushtetuta e Kosoves.
Grupi Drejtues per Kosoven, i cili mbledh shtetet qe kane njohur Kosoven, ka mbajtur dje takimin e tij te trete, i cili ishte ne nivel te drejtoreve politike per Ballkanin. Ky grup po zgjerohet me shtimin e shteteve qe po e njohin pavaresine e Kosoves. Zevendes-ndihmesja e sekretares amerikane per Evropen, Rosemary DiCarlo, sqaroi se dhe pas 15 qershorit, OKB do kete nje rol ne Kosove por te kufizuar. Ajo shtoi se qartesimi i ketij roli po diskutohet intensivisht. "Mendoj se lideret kosovare e kane bere te qarte, madje edhe ne deklaraten e tyre te pavaresise, po ashtu, se Kombet e Bashkuara do te vazhdojne te luajne nje rol ne Kosove, por se cfare roli do te jete ky, kjo ceshtje eshte ende duke u diskutuar", tha DiCarlo, pas takimit te perbashket me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaci.
Ne anen tjeter, kreu i Grupit Drejtues per Kosoven, Peter Faith, ka shfaqur besimin se Zyra Nderkombetare Civile do te shtrije funksionin e saj ne tere territorin e Kosoves. Kjo zyre qe terhequr nga veriu i Kosoves pas refuzimit qe i eshte bere misionit te BE-se nga serbet ne ate pjese. Faith ka thene se zyra qe ai drejton po ushtron funksionin ne veri, por i eshte shmangur pergjigjes nese misioni i BE-se eshte i pranishem edhe fizikisht ne veri te Kosoves. "Zyra Civile Nderkombetare ka mandat qe te ndihmoje qeverine ne zbatimin e pakos se "Ahtisarit" ne krijimin e nje shoqerie multietnike ne tere territorin e Kosoves dhe ne po punojme ne kete kontekst", tha Faith, i cili ka thene se te gjitha shtetet anetare te Grupit Nderkombetar Drejtues kane shprehur perkrahjen e tyre te plote per pavaresine e Kosoves.
Ndryshe nga cfare eshte thene me pare nga institucionet e Kosoves, se UNMIK-u do te shuhet pas 15 qershorit, Kryeministri Thaci tha dje se institucionet mirepresin, sic e quajne, rikonfigurimin e pranise nderkombetar civile, ashtu sic edhe pretendojne te kene raporte te mira me OKB-ne.
Reagimet shqiptare
Presidenti
Presidenti Fatmir Sejdiu tha dje se do te jene institucionet e Kosoves ato qe do udheheqin pas kesaj date. "Natyrisht se do te udheheqin institucionet e saj, ne bashkepunim me pranine civile nderkombetare, qe do te jete nje mbeshtetese e proceseve tona dhe ne vecanti nje mbeshtetese per implementimin e projektit te Ahtisarit, per te cilin ne jemi angazhuar se do ta bejme dhe nje mbeshtetje qe ka te beje me proceset integruese", tha Sejdiu.
Kryeministri
Kryeministri Hashim Thaci, i cili i eshte drejtuar ketij grupi per here te pare, qe nga shpallja e pavaresise, ka thene se qartesia e pranise nderkombetare pritet vetem pas 15 qershorit. "Me 15 qershor do hyje ne fuqi Kushtetuta; institucionet do t'i marrin kompetencat e veta, do te ushtrojne autoritetin hap pas hapi ne tere territorin e Kosoves, me mbeshtetjen civile dhe ushtarake nderkombetare. Ne te njejten kohe, shpreh mirenjohje per punen e OKB-se ne Kosove; do te ndodhe qartesia me 15 qershor dhe do te kemi rikonfigurim te ri, qe eshte i mirepritur nga institucionet e Kosoves", tha Thaci.