PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Akuzat ndaj gazetarit, reagime ne Nju-Jork


E Premte, 23 Maj 2008

Komiteti per Mbrojtjen e Gazetareve, me seli ne Nju-Jork, u shpreh dje i shqetesuar per akuzat kunder Baton Haxhiut. "Ne jemi te shqetesuar per faktin se gazetari Baton Haxhiu po ballafaqohet me akuza penale", u deklarua ne nje kumtese qe publikoi dje Komiteti per Mbrojtjen e Gazetareve. "Baton Haxhiu eshte gazetar, te cilin e admirojme" dhe ne jemi te shqetesuar nga kerkimi i gjyqit per censure te pergjithshme", thuhej me tej ne deklaraten e ketij Komiteti. Sakaq, ai pohoi se specialiste te organizates, po "e hetojne kete rast te nderlikuar".

Lidhur me arrestimin e Haxhiut, reagoi dje dhe Asociacioni i Gazetareve Profesioniste te Kosoves. Ai shprehu shqetesimin ne lidhje me rastin e arrestimit te gazetarit Baton Haxhiu nga Tribunali i Hages. Duke respektuar ne teresi punen e Tribunalit te Hages per kapjen e krimineleve te luftes ne hapesirat e ish- Jugosllavise, AGPK-ja tha se eshte

e shqetesuar per shkak te arrestimit te gazetareve. "AGPK-ja angazhohet fuqishem per mbrojtjen e gazetareve dhe mbrojtjen e lirise se fjales, duke konsideruar se puna e tyre eshte nje mision i shenjte per krijimin e nje shoqerie te lire dhe te hapur". AGPK-ja tha edhe se shpreson se "akti i arrestimit te Baton Haxhiut nuk do te dekurajoje gazetaret ne punen e tyre".

Sipas aktakuzes se Hages, "Baton Haxhiu me vetedije dhe qellimisht ka nderhyre ne ushtrimin e drejtesise, duke shkelur urdhrin e Trupit Gjykues. Me keto veprime dhe leshime te tij, ka bere mosperfillje te Tribunalit dhe se, sipas rregullores, ai behet

fajtor"




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika