Nje vend ende i percare mbi Evropen
E Premte, 23 Maj 2008
Nga Ivor Roberts*
"Serbia u kthye nga Perendimi", thone titujt kryesore. Por nje lexim me i afert i aritmetikes elektorale njelloj mundet te mbeshtese nje titull kryesor "Serbia shikon nga Lindja". Realiteti i vertete eshte se Serbia eshte thellesisht e percare mbi cilen rruge ajo duhet te marre: nese te perqafoje nje te ardhme evropiane (perendimore) ose ti ktheje kurrizin kesaj te ardhmeje si pasoje e perceptimit te pabesise perendimore ne bashkepunimin per largimin e Kosoves nga Serbia.
Ngazellimi ne kryeqytetet perendimore per rezultatin e zgjedhjeve te fundit ne Serbi ishte dukshem me i permbajtur ndersa mesohet qe, ndonese Partia e pro-evropiane Demokratike e Presidentit Boris Tadic doli si partia me e madhe ne Parlament, duke spostuar radikalet ultra-nacionaliste nga ky pozicion dicka mbetet e qarte, ajo sidoqofte mund nuk mund te krijoje nje qeveri. Partite pro-evropiane dhe nacionaliste jane pak a shume kane ndare votat midis tyre.
Vendimtare per krijimin e nje qeverie te re, ne menyre paradoksale, do te jete qendrimi qe do te mbaje Partia Socialiste e Serbise (SPS), nje parti e lindur nga hiri i Lidhjes Komuniste ne Serbi por e modeluar nga themeluesi i saj, Sllobodan Milloshevici, me imazhin e tij, qe udhehoqi dhe nxiti flaken nacionaliste ne Jugosllavine e fundit te viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990'. Eshte efektivisht e cuditshme te interpretosh thirrjen e ambasadorit amerikan ne Beograd drejtuar kesaj partie per t'iu bashkuar koalicionit te partive pro-evropiane. Ambasadori Cameron Munter eshte regjistruar ndersa thoshte se SPS, ne nje koalicion me partite pro-evropiane, mund te kontribuoje per te ardhmen evropiane te Serbise dhe se SPS mund te luaj nje rol shume pozitiv ne nje qeveri te tille. Akoma me e rendesishme sesa inkurajimet e ambasadorit amerikan do te jete perspektiva e pushtetit. DS ka ofruar haptazi 4 vende ne Kabinetin qeveritar per SPS nese ata do ti bashkohen asaj, perfshi ate te Ministrit per Kosoven, kupa e fundit e helmuar. Udheheqesi i SPS, Ivica Dacic, udhetoi drejt Moskes fundjaven e kaluar, c'ka nuk ndjell ndonje gje te mire per ata qe shpresojne te shikojne SPS ti bindet kerkeses se ambasadorit amerikan.
Nje prej trashegimive te Kryeministrit ne largim, Vojisllav Koshtunica, ka qene vendosja e pengesave relativisht te larta per deshiren e cdo politikan serb qe te harroje Kosoven dhe te ece perpara. Per sa i perket kesaj, SHBA dhe BE kane deshtuar plotesisht qe te parashikonin nivelin ne te cilen Koshtunica ia ka dale mbane te sensibilizoje dhe efektivisht te radikalizoje opinionin publik dhe ate politik ne Serbi. Asnje politikan nuk mund te mendoje seriozisht per tu larguar ne maje te gishtave nga Kosova. Cilado qeveri qe te dale nga pazarlleqet pas-zgjedhore do t'i duhet te mbroje interesat serbe ne Kosove dhe te inkurajoje ate qe tashme eshte shfaqur atje ne formen e nje ndarjeje de facto.
Autoriteti i qeverise ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine, nuk shtrihet ne veri te lumit Iber (ku jetojne rreth 40% e serbeve) ne nje zone e cila eshte vazhdim i drejtperdrejte me pjesen tjeter te Serbise. Nese qeveria ne Prishtine do t'ia dale mbane ne imponimin e institucioneve te veta mbi minoritetin serb, kjo pothuajse eshte e sigurt se do te rezultoje ne nje eksod masiv te serbeve te mbetur nga Kosova dhe fundin e shpresave te forta te komunitetit nderkombetar per nje Kosove multietnike.
Aktoret me te medhenj te BE-se dhe SHBA duhet te fajesojne vetveten ne deshtimin e tyre per te lexuar situaten ne menyre korrekte dhe duke besuar se nje qeveri pro-perendimore mund te kishte nisur te bindej me humbjen e Kosoves nga perspektiva e anetaresimit ne BE. Ky eshte mendim i deshiruar ne nje shkalle te madhe. Ata ne vend te kesaj te kthejne vemendjen e tyre drejt nje forme ndarjeje, mbase sipas modelit boshnjak dhe ne nje afat me te gjate te c'dramatizojne kufijte, keshtu qe me Serbine dhe Kosoven brenda BE-se rendesia e ketyre kufijve mund te jete minimizuar. Te udhetosh ne pjesen me te madhe te BE-se kontinentale keto dite eshte te provosh endrren e Ernest Bevin "per te zbritur ne stacionin Viktoria, per te marre nje bilete treni dhe per te shkuar atje, ku une te dua pa nje pasaporte ose ndonje gje tjeter".
Kjo ishte nje e kaluar e afert kur e gjithe ish-Jugosllavia e kishte kete vecori: ju mund te udhetonit nga Sllovenia ne veri deri ne Maqedoni dhe Kosove pa pasur asnjehere nevoje per pasaporten. Tani ajo hapesire e vetme eshte e perbere nga 7 shtetet dhe 7 posta te kalimit kufitar, perfshi Kosoven. Vetem kur endrra e Bevin do te realizohet serish ne Ballkan, ky rajon do te gezoje nje stabilitet real.
Pa nje marreveshje te perhershme e cila nuk le jashte aktorin kryesor rajonal, Serbine, me nje ndjenje fyerje dhe humbjeje, zgjidhjet e pjesshme te tanishme vetem sa arnojne ish-Jugosllavine dhe na risjellin neve serish ne mendje nje tjeter citat te Bevinit. "Nese ju hapni kutine e Pandores, ju nuk e dini asnjehere se cfare kuajsh Troje do te hidhen". Asnje vend per plakun.
(*)Ish-Ambasador britanik ne Jugosllavi
Marre nga "The Independent"