PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Financimet e huaja, demet 1 miliard leke


E Premte, 23 Maj 2008

Skandal me financimet e huaja ne Shqiperi. Donacionet per ndertimin e rrugeve, kanalizimeve dhe ujesjellesve nuk shpenzohen sic duhen nga autoritetet shteterore. Rreth 1 miliard leke te vjetra eshte demi ekonomik i shkaktuar per 5 projekte te financuara nga organizma te huaj pergjate viteve te fundit ne vendin tone. Kontrolli i Larte i Shtetit deklaroi dje se ka cuar ne prokurori dosjet per cdo rast, duke kerkuar ndjekje penale per 10 zyrtare dhe largimi nga sherbimi civil per 2 te tjere. Denoncim eshte bere edhe ndaj nje prej firmave te Konsulenteve te Huaj. Ne pjesen me te madhe te projekteve jane rritur vlerat e cmimeve, jane paguar para me teper se c'duhej, edhe pa u bere punime si dhe shpenzimet operative. Abuzimet me te medha jane vene re ne projektin e ndertimit te nje ujesjellesi ne zonen e Peshkopise, qe, pervec shpenzimeve, nuk ka bere asgje tjeter pervecse furnizimin me uje te lumit Drin pa cilesi.

Banka Islamike per Zhvillim ka dhuruar 6,58 milione USD per ndertimin e nje ujesjellesi te ri ne Peshkopi per furnizimin e qytetit dhe ngritjen e kanalizimeve. Por, cuditerisht, banoret kane marre uje lumi ne fund, pasi ishte pa cilesi dhe jashte standardeve. Po keshtu, shpimet e tre puseve, duke devijuar koordinatat e projektuara, kane bere qe te deshtoje Njesia e Zbatimit te projektit, Konsulenti i Huaj dhe firmat zbatuese. Demi ekonomik i shkaktuar ka regjistruar shifren e 341,4 mije dollare. Ne perfundim eshte kerkuar nga ekspertet e KLSH-se qe te denoncohen ne prokurori dy ish drejtues te Njesise se Zbatimit te projektit dhe firmen konsulente, pervec kthimit te plote te demit.

Por abuzimeve nuk i ka shpetuar edhe Ministria e Bujqesise qe menaxhon disa prej projekteve dhe financimeve te huaja. Kete here behet fjale per "Menaxhimin e Burimeve Ujore (PMU)", nje financim i Bankes Boterore, Fondit Kuvajtian, OPEC e qeverise italiane, me nje vlere 36,2 milione USD, me qellim rritjen e cilesise se prodhimit bujqesor, ujitja, shmangia e rreziqeve, kullimi etj. Por demi i shkaktuar sipas KLSH-se shkon ne 14,7 milione leke te reja. Abuzime ne shperblime me 3,1 milione leke, pagesa te teperta me 1,5 milione leke, pagesa per punime te pakryera me 735 mije leke dhe abuzime te tjera me vlere 9,2 milione leke. Pervec kthimit te demit eshte kerkuar largimi nga detyra i drejtorit te projektit dhe ate te menaxhimit te Tokes ne Ministrine e Bujqesise. Po keshtu ndeshkim administrativ per 5 zyrtare te tjere ne ministri. Nje kallezim penal eshte bere per drejtoret e Projektit dhe te Menaxhimit.

Projekti "Mirembajtja e Rrugeve", e menaxhuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, me vlere financimi ne forme kredie 30 milione USD nga Shoqata Nderkombetare per Zhvillim IDA, ka regjistruar nje dem ekonomik prej 25 milione lekesh. Jane vene re punime pa cilesi me vlere demi 17,7 milione leke, pagesa per punime te parealizuara me 2,5 milione leke dem etj. KLSH ka kerkuar klasifikimin e konsulentit te huaj per kete projekt si te papranueshem si dhe zgjidhjen e kontrates per sherbime konsulence me ish- drejtorin dhe ish-inxhinierin e Njesise se Zbatimit te Projektit.

Nje dem me te vogel ekonomik ka pasur ne ndertimin dhe supervizionin e segmentit rrugor Gjirokaster-Tepelene, financim me vlere 28,5 milione euro nga Banka Evropiane e Investimeve. Kontrolloret kane zbuluar abuzime ne vleren e 30 mije eurove, per te cilat kerkuan kthimin e menjehershem te parave si dhe nderprerje te kontrates per sherbime konsulence me zevendesdrejtorin e Pergjithshem te Rrugeve.

A.Qoraj



Ujesjellesi i Manskurise, 260 mije euro mbi limitin

Projekti i fundit qe ka kaluar ne siten e kontrolloreve te KLSH-se, ka qene ai i ndertimit te nje ujesjellesi per furnizim me uje te zones se Manskurise, ne qytetin e Kavajes. Jane vene re tejkalime te shumes se financimit ne 260 mije euro, por demi ekonomik eshte vleresuar vetem 28 mije euro ne rritje cmimesh e pagesa te gabuara, duke kerkuar masa per konsulentin e huaj. Sipas raportit, abuzimet jane vene re ne perzgjedhjen e materialeve, duke kaluar koston reale te financimit per kete projekt. Per konsulentet e huaj eshte kerkuar marrja e masave duke e konsideruar te papershtatshem ne projektet e tjera. Eshte kerkuar qe ky sugjerim t'i behet donatorit te projektit ne fjale.





Furnizim me uje dhe kanalizime ne Fushe-Kruje e Peshkopi

Financim i Bankes Islamike per Zhvillim

Vlera e dhene, 6,586 milione USD

Vlera e pergjithshme e demit 341,4 mije USD

Shpimi i 3 puseve me 186,7 mije USD dem

Demi ne pagesa e menaxhim projekti, 152,2 mije USD

Kompania Konsulente e Huaj konsiderohet e papranueshme

Denoncim per 2 drejtues te Njesise se Zbatimit te Projektit dhe Kompanise Konsulente

Menaxhimi i Burimeve Ujore ne Ministrine e Bujqesise

Financim i Bankes Boterore, Fondit Kuvajtian, OPEC e qeverise italiane

Vlera e fondit 36,2 milione USD

Demi i pergjithshem ekonomik i shkaktuar, 14,7 milione leke

Shperblime per zyrtaret, 3,1 milione leke

Pagesat e dyfishta tatimore, 1,4 milione leke

Pagesa per punime te pakryera, 735 mije leke

Nuk jane zbatuar demshperblimet ne vlere, 9,2 milione

Largim nga detyra per drejtorin e projektit PMU dhe ate te Departamentit te Menaxhimit ne ministri

Masa disiplinore edhe per 5 anetare te Projektit dhe kthimi i demit



Furnizimi me uje Kavaje II, Manskuria

Specifikimet e gabuara teknike, tejkalim financimi me 260 mije euro

Rritja e cmimeve me dem ekonomik 15 mije euro

Punimet e pakryera, por te paguara, dem me 13 mije euro

Marrje te masave nga Ujesjellesi Kavaje per njoftim te Donatorit ne lidhje me punen e dobet te Konsulentit te Huaj



Mirembajtja e Rrugeve, Njesia e Zbatimit te Projektit, prane Drejtorise se Rrugeve

Vlera e kredise, 30 milione USD

Financimi nga Shoqata Nderkombetare per Zhvillim, (IDA)

Demi ekonomik i pergjithshem, 25 milione leke

Punimet pa cilesi, demi 17,7 milione leke

Pagesa te padrejta Kontraktorit, 2,8 milione leke

Shfrytezim i fondeve rezerve, 1,67 milione leke

Te ndryshme, demi 288 mije leke

Masa per arketimin e demit 25 milione leke

IDA te klasifikoje te papranueshem Konsulentin e Huaj

Zgjidhje e kontrates per ish-drejtorin dhe ish-inxhinierin e Projektit

Kallezim penal ndaj Konsulentit te Huaj dhe ish-drejtorit te Njesise se Zbatimit te Projektit



Ndertimi dhe supervizioni i segmentit Gjirokaster-Tepelene

Vlera e financimit, 28,5 milione euro

Financues, Banka Evropiane e Investimeve

Demi ekonomik qe duhet kthyer, 30 mije euro

Mbivendosje punimesh, vlera 13,8 mije euro

Rritja e cmimeve, 15,5 mije euro

Mospagesat ne afat, 14,7 mije euro


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika