PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Gjallica", parate e zhdukura arrijne miliarda leke


E Premte, 23 Maj 2008

Sipas dokumenteve te kompanise "Gjallica", shuma e pergjithshme e parave qe jane paguar per investime dhe mallra, te cilat nuk mberriten asnjehere ne Shqiperi shkon ne miliarda leke. Ketu perfshihen vetem shumat e parave te cilat jane transferuar nga "Gjallica" ne llogarite e firmave te huaja per porosite e bera, nderkohe qe ka shifra totale te vleres se mallit, prej te ciles eshte likuiduar nje pjese e kesaj, te pakten deri ne qershor te vitit 1996. Te ndara sipas vleres ne valute, keto arrijne ne te pakten gati 800 mije dollare dhe 118 milione leke. Parate e paguara ne dhrahmi shkojne ne 100 milione, kurse ato ne lira italiane shkojne ne me shume se 10 miliarde. Sipas te dhenave te Grupit Mbikeqyres, kompania "Gjallica" ka te regjistruar rreth 82 mije kreditore qe prej vitit 1993, vit ne te cilin ka nisur huamarrjen masive. Nderkohe qe borxhi i marre ne total arrin ne 51.5 miliarde leke. Nga ana tjeter, sipas te dhenave te Grupit Mbikeqyres se fajdeve, ne llogarite e personave te cilet rezultojne debitor ndaj kompanive rentiere rezultojne plot 5 miliarde leke qe u perkasin pikerisht ketyre te kompanive. Ne kallezimin penal qe Grupi Mbikeqyres ka bere ne Prokurorine e Pergjithshme ndaj ish-kryetarit te ketij grupi, Farudin Arapi, rezulton se aktualisht 1130 debitore vazhdojne te kene pa arketuar nje detyrim prej 5 miliarde leke. Sipas shpjegimit qe eshte bere ne kete dosje thuhet se shpallja e debitoreve ne teresine e tyre (me ndonje perjashtim) eshte realizuar ne kundershtim me dispozitat ligjore. Keshtu, administratoret e kompanive rentiere ne kundershtim me kete ligj dhe me konkretisht ne nenin 5 dhe neni 8, megjithese vendimi i tyre shpallej titull ekzekutiv dhe e drejta e ankimit duhej te realizohej vetem ne Gjykate, eshte ndryshuar nga administratoret. Nga ana e administratoreve jane hequr apo liruar nga detyrimi me vendimin e vete administratoreve, shume debitore, ne nje kohe qe ky veprim eshte bere selektiv.



Te dhenat per kompanine "Gjallica":

1993 eshte viti ne te cilin nisi te marre hua

10% ishte perqindja mesatare per klientet

82 mije ishte numri i klienteve ne fund te 1996

51.5 miliarde leke eshte borxhi i marre total

496 milione dollare eshte borxhi total

495 milione leke ishin asetet ne banka ne 1998

6 mije dollare eshte borxhi mesatar per klient

Vleresimet jane bere me kursin e kembimit te viteve 1997-1998


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika