PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Fajdet, kur do shperndahen parate

Fajdet, kur do shperndahen parate


E Premte, 23 Maj 2008

Ne rast se gjithcka do te ece sipas afateve te percaktuara ne ligj, kreditoret e kompanive huamarrese do te mund te marrin ne fillim te muajit gusht pjesen e mbetur te parave qe kane depozituar ne keto firma. Pas vendimit te para dy diteve te qeverise qe shperndarja e parave te behet nga banka, e cila do te perzgjidhet nga Grupi i Mbikeqyrjes me konsulencen e Bankes se Shqiperise, tashme eshte rikthyer mundesia per vazhdimin e procesit te kompensimit te kreditoreve.

Pas miratimit nga ana e Keshillit te Ministrave, tashme projektligji qe i jep kompetenca Grupit Mbikeqyres qe te perzgjedhe banken qe do te shperndaje parate e grumbulluara nga aktiviteti i firmave rentiere do te jete parlamenti, ai qe do te thote fjalen e fundit. Burime nga ky grup ben te ditur dje se, ne rast se do te respektohen afatet ligjore dhe nuk do te kete vonesa, ky projektligj do te miratohet brenda muajit qershor. Pas ketij procesi dhe botimit te tij ne Fletoren Zyrtare, ligji do te jete i zbatueshem nga autoriteti perkates qe eshte Grupi Mbikeqyres i Kompanive Huamarrese. Nderkohe, menjehere drejtuesit e ketij institucioni do te fillojne kontaktet me bankat e nivelit te dyte. Megjithese ky grup ka studiuar tregun bankar dhe ka tashme nje panorame te komisioneve dhe interesave qe ofrojne ato, mesohet se ky proces do te ribehet edhe njehere. Vetem pasi te jete realizuar ky proces, atehere Grupi Mbikeqyres ne bashkepunim dhe me Banken e Shqiperise do te lidhe kontraten per te bere te mundur shperndarjen e ketyre parave. Duke llogaritur keto periudha kohore, ekspertet e ketij institucioni bejne te ditur se fillimi i muajit gusht mund te jete afati me i mundshem qe te filloje shperndarja e parave.

Qeveria i ka propozuar parlamentit me ane te nje vendimi te posacem qe shperndarja e parave te behet nga banka, e cila do te perzgjidhet nga Grupi i Mbikeqyrjes me konsulencen e Bankes se Shqiperise. Keshtu, sipas ndryshimeve te Keshillit te Ministrave, i hiqet ekskluziviteti i shperndarjes se parave te mbetura te fajdeve Bankes Kombetare Tregtare. Ky vendim eshte argumentuar me faktin se behet per te zhbllokuar procesin, i cili ishte pezulluar per shkak te kostove te larta qe ofroheshin nga banka qe autorizohej me ligj per shperndarjen e vlerave monetare. Kjo Banke duke qene se ne vendimet e meparshme te Keshillit te Ministrave kishte ekskluzivitetin vuri kusht qe te gjitha fondet te kalojne ne llogari rrjedhese me nje perqindje interesi nga 0.5 per qind ne 1.2 per qind. Po keshtu edhe komisioni bankar per sherbimin e kryerjes se pageses kerkonte qe te ishte 100 leke per kreditor. Edhe per shoqerite e tjera si "Kamberi", "Silva", "Cenaj & Co"etj shperndarja e vlera eshte kryer nga BKT dhe perqindja e aplikuar per fondet llogari rrjedhese eshte 0.5 per qind ne vit dhe per ato depozite, per monedhen leke eshte 4.7 per qind, dhe per dollarin 3.6 per qind. Ne keto kushte grupi i Mbikeqyrjes nga testimet qe ka bere ne bankat e tjera te nivelit te dyte ka rezultuar se normat e interesit normat e interesit qe aplikohen per depozitat ne leke per nje vit variojne nga 5.1 per qind ne 7.3 per qind, ndersa komisioni bankar per sherbimin e kryerjes se pageses ne sportel per nje kreditor nuk eshte me shume se 50 leke. Pikerisht per kete arsye ne projektligjin e ri, theksohet se bankat e pelqyeshme per shperndarjen e parave jane ato qe ofrojne interesa me te larta per fondet e depozituara per shperndarje, qe ofron nje pagese me ulet per komisionet qe ofron ndaj kreditoreve per parate e shperndara ne sportel.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika