Miti i Ballkanit qe braktisi skenen e Beogradit
Anisa Ymeri
E Shtune, 24 Maj 2008
Heshtja e gjate u thye vite shkuar! Aktori shqiptar, Bekim Fehmiu, pas me se nje dekade vendosi te flase. Ashtu i serte, Fehmiu i paperseritshem i kinemase dhe teatrit boteror, qasjen e tij te madhe e kishte vetem ndaj publikut, mirepo dhe atij nje dite i dha lamtumiren! Vitet shkojne, ndaj terheqja e tij nga skena ishte e pritshme, e kjo ndodhi muaj me pare, kur Fehmiu vendosi te jetoje qetesisht pleqerine. Mirepo, kur nisi udhen fama e tij?! Pas perfundimit te studimeve ne Akademine e Beogradit, suksesin e madh e pati me filmin "Mbledhesit e puplave", e prej ketij momenti nisi te debutoj edhe ne arenat nderkombetare per te rrokur me pas edhe Hollivudin, endrren e madhe te cdo artisti.
Jehona e fames se tij ka shkuar larg dhe bemat e jetes se aktorit jane te paharrueshme. Ishte 14 prill 1987, kur Fehmiu braktis shfaqjen "Madame Kolontine", ku interpretonte Stalinin dhe Leninin. Ane te panjohura te jeteve te aktoreve shqiptare te famshem ne bote ka sjelle studiuesi Abaz Hoxha ne librin e tij, "Shqiptaret ne kinematografine boterore". S'mund te mos komentohet edhe largimi demonstrativisht nga skena ne kete liber. Fehmiu rrefen se pati nje motiv tejet te qenesishem ky largim jo vetem nga shfaqja, por nga skena e Jugosllavise, ushtimi i propagandes dhe urrejtjes antishqiptare kudo ne ish-Jugosllavi. E duke qene djali i Ibrahim Fehmiut, patriotit qe perkrah Bajram Currit luftoi per clirimin e trojeve shqiptare dhe mesimin e gjuhes shqipe ne tere trevat shqiptare, kjo sjellje e tij ka qene me se e kuptueshme. Duket se e ka nje peng te madh, pasi kur ka shkelur ne Shqiperi, ne vitin 1972, Fehmiu ka peshperitur: "Do doja te flisja me mire shqip".
Ne Shqiperi ka mberritur vetem jehona e fames se tij, ndersa ne Jugosllavi tanime qarkullon lirshem libri i tij me kujtime, i pagezuar me nje titull tejet domethenes, "Shkelqim dhe frike". Jane vetem dy fjale qe personifikojne tere jeten e tij, prej lindjes deri ne keto dite, kur shijon pleqerine prane bashkeshortes se tij, aktores Branka Petric.
Sikunder rrefen ne intervisten e tij, pas 14 vjetesh, kur theu heshtjen ne vitin 2001, ne gazeten "Danas", ne kete liber kujtimesh, ne nje fare menyre, ka mbajtur edhe premtimin e madh se femijeve te tij do t'i tregonte gjithcka, gjithe te vertetat dhe veshtiresite e jetes ne Kosove, por edhe gjetke. Sot jane te hedhura ne nje liber dhe kushdo mund t'i lexoje, por sikunder rrefen Fehmiu: "Kujtimet e mia i kisha hedhur ne leter pa kurrfare qellimi per t'i botuar, por gruaja ime dhe miqte me binden qe te mos i le thjesht ne doreshkrim perjetimet e mia".
Teksa vite me vone jep pak "shpjegime" per braktisjen e skenes se Beogradit, i paperseritshmi i skenes dhe ekranit te madh te kinemase, ai tregon: "Atehere ndjehesha si thoshte Hamleti: "...kjo kohe doli nga binaret", se ndjehesha "...si ne fund te mendjes", se ndihesha sikur "...njeriu kendon pas luftes", ku shprehet: "...oh me jepni mua vetem nje shuplake ajer dhe lageshtine e mengjesit, te tjerat i paci ne ndere...". Pergjate dekadave te tera ne skenat e botes, duke nisur nga Beogradi deri ne dublat e Hollivudit, Bekim Fehmiu gjate karrieres se tij bashkepunoi me emra dhe aktore e te njohur nga kinematografia boterore si John Huston, Olivia de Hevilend, Ava Gardner, Robert Souom, Fernand Rejo, Dirk Bogart, Sarlo Aznavuro, Irena Papas, Claudia Cordinale, Kendis Bergen dhe shume te tjere. Eshte nje prej aktoreve me te medhenj shqiptare, aq sa emri i tij qendron denjesisht perkrah Aleksander Moisiut. Fehmiu mund pa frike te jete nje nder aktoret qe ka interpretuar ne shume gjuhe te botes. Ka interpretuar shqip, serbo-kroatisht, gjuhen rome, turke, spanjolle, frenge, ne italisht, anglisht.
Detaj
Uliks Fehmiu, ne gjurmet e te atit
Amerika eshte toka e premtuar, ku jetojne dy djemte e Bekim Fehmiut, njeri prej te cileve, Uliksi, ka mundur te ece ne gjurmet e atit te tij. Eshte aktor dhe pa dyshim qe ka trasheguar talentin e padiskutueshem te atit dhe nenes se tij, aktores Branka Petric. Tani ne keto vite te pleqerise, aktori Bekim Fehmiu, i terhequr teresisht nga jeta artistike, shijon vetem suksesin e te birit, ndersa nuk jep asnje interviste per jeten artistike qe zgjati dekada te tera. Eshte nje nder ata aktore, pa emrin e te cilit s'mund lehtesisht te shkruhet nje histori e kinematografise. Sot ai jeton dhe vepron ne USA se bashku me vellane Hedonin dhe eshte i martuar me aktoren Snezhana Bogdanoviq, kane nje femije, vajzen Nika, jetojne ne Nju-Jork.
Prejardhja nga familja patriotike e Bekim Fehmiut
Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, lindi me 1892, ne Gjakove, nga nje familje tregtare dhe shume fetare, kreu shkollen e mesuesise dhe Medresene ne Shkup (Maqedoni). Me pushke ne krahe dhe liber ne dore, ai ishte dora e djathte e Bajram Currit, udheheqesit te kryengritjes kombetare ne lufte kunder turqve me 1912. Si njeri nder mesuesit e pare shqiptare ai iu dedikua hapjes se shkollave shqipe ne Kosove dhe Shqiperi, per cka atehere pushteti serbo-malazez e gjykon me vdekje. Ishte i ndjekur si bashkepunetor i Bajram Currit dhe Fan S. Nolit, me vone ishte i ndjekur edhe nga mbreti i Shqiperise, Ahmet Zogu, i cili per koke te tij ofroi mijera dukate. Ne vitin 1929, ai privohet nga liria prej pushteti serbo-malazez dhe izolohet ne Valeve (Serbi), ne ate kohe familja e tij jetonte ne Gjakove, me pas e gjithe familja, ne vitin 1931, shkon ne Sarajeve, ku, pervec 3 femijeve qe kishte, lindin edhe 3 djemte e tjere Arsimi, Fatmiri dhe Bekimi. Pas okupimit te Shqiperise nga forcat italiane ne vitin 1939, familja shperngulet ne Shkoder (Shqiperi) ku lind edhe nje vajze, Aferdita. Me shperberjen e mbreterise jugosllave ne vitin 1941, familja kthehet Kosove, ne qytetin e Prizrenit, ku Ibrahimi edhe vazhdon angazhimin e tij patriotik dhe atdhetar, per cka edhe ai arrestohet edhe nga forcat gjermane. Edhe ne kohen e Jugosllavise se pasluftes, ai torturohet dhe pas nje procesi te montuar, ai gjykohet me burgim. Shume pak kohe pas daljes nga burgu, ne vitin 1951, ai vdes.
Kane thene per Fehmiun...
Faruk Begolli: Fehmiu, krenaria e shqiptareve
"Ai eshte krenaria jone, i vetmi artist nderkombetar per ne shqiptaret. Nje aktor shume i madh, nje burre shume i mire". Fakti qe ai s'ka luajtur ne nje film shqiptar, per Begollin, nuk ka shume rendesi. "A eshte me e rendesishme se nuk ka luajur ne Kosove a se ka luajtur ne bote dhe se me emrin e tij mburret cdo shqiptar?! Na ka perfaqesuar ne tere boten dhe nuk ka nderruar emrin e tij me tere insistimet", pohon Begolli, nje tjeter aktor i madh shqiptar, pak kohe para se te ndahej nga jeta.
Enver Petrovci: Bekimi ka qene inspirimi im
Ai pranon se, "inspirim ne rrugen time prej aktori ka qene Bekim Fehmiu. Si femije jo vetem une, por te gjithe kemi qene krenare qe ai ishte yll i kinematografise boterore. Te jem i sinqerte, inspirim per mua ka qene rruga e tij dhe emri i tij".
Filmografi e Bekim Fehmiut:
"Cuore e la spada" 1998
"Disperatamente Giulia" 1989
"Bambino di nome Gesù, Un" 1987
"Poslednja prica" 1987
Crveni i crni" 1985
"Sarâb" 1982
"Voce, La" 1982
"Siroko je lisce" 1981
"Vechi e i giovani, I" 1979
"Partizanska eskadrila" 1979
"Stici pre svitanja " 1978
"Specijalno vaspitanje" 1977
"Black Sunday" 1977
"Disposta a tutte" 1977
"Salon Kitty" 1976
"Permission to Kill" 1975
"Pavle Pavlovic" 1975
"Kosava" 1974
"Deps" 1974
"Gioco della verità, Il" 1974
"Cagliostro" 1974
"Testimone deve tacere, Il" 1974
"Ultima neve di primavera, L'" 1973
"Libera, amore mio..." 1973
"Paljenje rajhstaga" 1972
"The Deserter" 1971
"Klopka za generala" 1971
"The Adventurers" 1970
"Odissea, L" 1968
"Prljave ruke" 1968
"Uzrok smrti ne pominjati" 1968
"Skupljaci perja" 1967
"Protest" 1967
"Tople godine" 1966
"Vreme ljubavi" 1966
"Morgan: A Suitable Case for Treatment" 1966
"Roj" 1966
"Devojka" 1965
"Klakson" 1965
"Ko puca otvorice mu se" 1965
"Neprijatelj" 1965
"Pod isto neto" 1964
"Sasa" 1962
"Opstinsko dete" 1953
Filmat me te njohur
"Ballata per un re" - Valltare per nje mbret
"I Vechi e i Giovani" - Te rinjte dhe te moshuarit
"Black Sunday" - E diel e zeze
"Disposta a Tutto" - E gatshme per gjithcka
"Libera, amore mio" - E lire, dashuria ime