PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

ARMO, si do perdoren 125 milione euro

Blerina Hoxha
E Premte, 23 Maj 2008

Buxheti i shtetit eshte kete vit do te jete suficitar pasi pervec tejkalimit te planit te te te ardhurave nga tatimet dhe nga doganat pritet te arketohen edhe 125 milione euro nga privatizimi i kompanise publike te naftes ARMO. Burimet ne Ministrine Financave sqaruan se formula per perdorimin e te ardhurave nga privatizimit eshte gati. Ashtu si edhe vlerat monetare qe u perfituan nga shitja e Albtelekomit, edhe parate qe do perfitohen nga shitja e ARMO-a, gjysma do te perdoren per shlyerjen e borxhit dhe pjesa tjeter per investime ne infrastrukture.

Qeveria ka tashme nje skeme te gatshme per perdorimin e te ardhurave nga privatizimi, e cila eshte percaktuar paraprakisht ne marreveshje me Fondin Monetar Nderkombetar. Ne menyre qe e gjithe shoqeria te perfitoje indirekt nga shitja e prones publike, investimet ne infrastrukture dhe ne shlyerjen e borxhit jane perzgjedhur se sektoret me te pershtatshem per kete synim. Pjesa qe do te investohet ne infrastrukture jane rreth 63 milione euro, te cilat pritet te shkojne per financimin e disa akseve nacionale ne te cilat po vazhdojne punimet. Nje nga keto akse qe ka perfituar nga fondet e shitjes se Albtelekomit eshte rruga Durres-Kukes, e cila pritet te marre edhe pjesen e luanit ne fondet nga privatizimi i ARMO-s. Ekspertet ne Ministrine e Financave shpresojne qe parate e ARMO-s te arketohen per t’u perfshire ne buxhetin suplementar qe eshte planifikuar ne muajin korrik. Por nga ana tjeter privatizimi i ARMO-s deri ne zyrtarizimin e plote kerkon kohe. E njejta skeme per perdorimin e te ardhurave nga shitja e prones publike eshte perdorur pothuajse ne te gjitha vendet e rajonit. Edhe atje konsulenca eshte dhene nga Fondi Monetar Nderkombetar.

Procedurat

Konsorciumi amerikan "Rafineri Asociated Anica Texas”, qe ka dhene edhe vleren me te larte ne tender ende nuk eshte shpallur zyrtarisht fitues nga Komisioni i Vleresimit te Ofertave qe drejtohet nga zyrtaret e Ministrise se Ekonomise. Pasi te jete shpallur fituesi, kontrata e shitjes do te miratohet nga qeveria, me pas do te diskutohet ne komisionet parlamentare deri sa te marre miratimin perfundimtar nga Parlamenti. Vetem pas kesaj procedura fondet e perfituara nga shitja e ARMO-s clirohen dhe jane gati per tu perdorur nga Ministria e Financave. Per te tretin vit radhazi ministria e Financave ka garantuar nje buxhet suplementar, madje edhe shifra qe do te riformatoje buxhetin, pritet te jete 150 milione euro dhe ne te nuk perfshihen te ardhurat nga shitja e ARMO-s. Kjo shume do t’i jape mundesi qeverise per te mbeshtetur popullaten me rritje te rroges dhe pensioneve, per te perballuar pasojat qe vijne nga rritja e cmimeve te ushqimeve, eshte shprehur ministri Bode. Duke qene se te ardhurat po rezultojne me te larta se programimet dhe shpenzimet me te uleta, buxheti i shtetit rezulton me suficit te vazhdueshem. Nderkohe qe ketij situacioni do te t’i shtohen edhe te ardhurat nga privatizimi i ARMO-s, te cilat edhe nese nuk do te perfshihen ne buxhetin suplementar, jane te sanksionuara qe gjysma te perdoren per shlyerje borxhi dhe pjesa tjeter per investime ne infrastrukture. Mirepo, nderkohe qe situata ne te ardhurat buxhetore eshte stabilizuar disi, nuk po ndodh e njejta gje me shpenzimet publike. Te cilat, pavaresisht se jane rritur ne vlere neto nga viti ne vit, vazhdojne te realizohen me pak se programimet ne buxhetet vjetore. Ministria Financave ka ngritur nje drejtori te posacme qe eshte duke monitoruar procesin e ecurise se investimeve publike. Mirepo nga ana tjeter ministrite ankohen se procedurat e gjata te prokurimeve dhe ankimeve me pas jane bere pengesa per realizimin e investimeve publike sipas parashikimeve.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika