Hyka i ben "dalje" Tiranes
E Enjte, 22 Maj 2008
Jahmir Hyka ka shume mundesi te largohet nga Tirana, por ende nuk dihet drejtimi i tij i sakte. Per lojtarin e talentuar te Kombetares ekzistojne pistat e Rusise, Kroacise dhe, ndoshta Dubait, ndersa Olimpiakosi e fton qe te kthehet. Burime prane lojtarit pohuan dje se prej nje muaji e gjysme ka ardhur ftesa nga klubi grek, qe Hyka te shkoje serish ne Pire, por shtoi se Jahmiri nuk e ka me qejf ate pune. "Olimpiakosi e kerkon dhe ftesa ka nje muaj e gjysme qe ka ardhur, por Hyka vete nuk ka deshire te shkoje atje", pohoi burimi. Vete lojtari, pak kohe me pare, eshte shprehur se "gjithcka e kam lene ne dore te menaxhereve te mi". Spartaku i Moskes ka shume mundesi ta vezhgoje ate ne takimin miqesor ndaj Polonise.