PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Skela, mesfushori qe ka luajtur me shume minuta


E Enjte, 22 Maj 2008

Ervin Skela ka vendosur nje rekord ne Bundeslige per sezonin 2007-2008. Fantazisti i Energi Kotbus eshte mesfushori i vetem ne Bundeslige qe ka me shume ndeshje dhe minuta ne kembet e tij. Golashenuesi me i mire i Kotbusit eshte aktivizuar ne te gjitha ndeshjet e ketij sezoni: 34 te tilla, duke pasur ne statistikat e tij 2988 minuta. Nga ana tjeter. mesfushori i Ernergi Kotbus, eshte nje nga gjashte lojtaret me te aktivizuar ne Bundesligen gjermane per sezonin 2007-2008: 34 ndeshje, po aq sa Drobny (Herta), Enke (Hanover 96), Nojer (Schalke 04) dhe Rost (Hamburger). Skela, ne fakt renditet i gjashti lojtar me me shume minuta te luajtura: 2988 ne total, kur tre te paret: Jaroslav Drobny, Robert Enke dhe Manuel Nojer kane ne statistikat e tyre plot 3060 minuta. Ajo qe e ben te vecante "rekordin" e shqiptarit eshte fakti se tre te paret jane portiere.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika