Oaze qetesie ngerthyer me qyteterimin antik
E Enjte, 22 Maj 2008
Anisa Ymeri
Oaze qetesie qe ngerthehet me qyteterimin e lashte me se 2 mijevjecar. Teksa pershkon udhen per te shkelur ne rrethimin e Parkut Arkeologjik te Apolonise, ndjen jo pak qetesi. Oret e para te mengjesit i gjejne vetem punonjesit e parkut, ndersa mesdita nis te zhurmoje. Vizitoret jane kryefjala e dites! Ka nje fat te madh ky kend i Shqiperise, aty gjenden monumente, deshmi e lashtesise se qyteterimit tone, por edhe nje mjedis te mrekullueshem perreth. Mirepo, kjo mund te kthehet edhe kunder, pasi jane jo te pakte ata qe nuk vijne per te kundruar monumentet, as per te mesuar historine e ketij vendi te lashte dhe vlerat e medha kulturore te ketij qyteti. Nje pjese e mire vijne thjesht per te shijuar nje dite ne natyre, poshte hijeve te pemeve apo edhe mbi monumentet e parkut. S'ka per te qene gjate keshtu duket! Per drejtorin e Parkut te Apolonise, Marin Haxhimihali, duket se ky fakt eshte kthyer ne shqetesim te madh. "Me pare, edhe mbi monumentet, hahej, pihej a luhej me top. Qene ca reflekse te mesuara prej vitesh, sidomos te nxenesit e shkollave. Tani gjithcka eshte e kufizuar", rrefen Haxhimihali, teksa tregon kodren, ku tani lejohet pikniku. Ndersa monumentet tanime jane vetem te vizitueshme, dhe pikniku larg monumenteve te vlerave teper te medha te trashegimise sone kulturore.
Mirepo, te mirembahet nje park me siperfaqe kaq te madhe, kerkon teper pune. Drejtori i parkut, Haxhimihali, teksa kalojme nga nje monument ne nje tjeter, ndalet pakez edhe te pastertia e parkut. Rast i rralle ne fakt. Ka edhe parku heroin e tij te pastertise, Kastriotin. Ne bluzen e tij lexohet lehtesisht motoja, "Ta mbrojme se bashku!". Ai nuk ndalet ne asnje moment, dhe teksa mbledh edhe mbetjen me te vogel te nje dite me pare, rrefen se nuk eshte aspak e lehte qe i vetem ta perballoje lodhjen e cdo dite. Ne nje kohe kur nxitja e turizmit masiv po kthehet ne sfide te madhe per parqet arkeologjike, per Apolonine mund te jete edhe nje shqetesim. Drejtori Haxhimihali shprehet se, "po shohim qe edhe masiviteti nuk eshte i mire per nje fakt te thjeshte, se nje pjese e tyre vijne per piknikun e zakonshem ne dite pushimi dhe pikniku s'mund te lejohet te behet mbi monumente, ne shkallet e teatrit antik dhe kudo ne park". Ai shpjegon se thelbi i ketij parku eshte turizmi kulturor dhe monumente arkeologjike, ndaj edhe ka nisur ndryshimi i madh per izolimin e piknikut vetem ne nje kend te tij. "Nuk duhet ne asnje menyre qe raporti te permbyset, tregon Haxhimihali, pasi thelbi i ketij parku eshte arkeologjia dhe perpjekjet tona jane te drejtuara nga turizmi kulturor". Mirepo, aktualisht ne strukturen e Parkut te Apolonise jane vetem 7 punonjes, cka perkthehet ne sforco teper te madh per ta mirembajtur ate. Serbes dhe me pak humor, Haxhimihali tregon nje detaj teper domethenes, se me 1 Maj, kur i gjithe Fieri zbarkoi per te festuar ne Apoloni, i eshte dashur edhe atij vet te mbledhe plehra, per ta cliruar parkun nga mbetjet e shumta ne perfundim te nje dite feste.
TABELAT E GERMIMEVE
Parku Arkeologjik i Apolonise nuk eshte vetem aty ku dynden vizitoret. Larg asaj qe njihet si qendra e madhe e parkut, ka jo me pak monumente interesante arkeologjike, por pak te prekshme nga vizitoret. Ne nje koderz, ku mund te shihen me sy zonat per te cilat flitet, jane vene disa tabela shpjeguese per ato cka ndodh pertej qendres se madhe te parkut. Drejtori Marin Haxhimihali nis te shpjegoje: "Arkeologet germonin dhe restauratoret rehabilitonin monumentet, por askush nuk merrej qe keto objekte te ishin te vizitueshme. Per shkak te largesise nga qendra e parkut deri te vendi i germimeve, menduam qe nepermjet tabelave t'i sjellim rezultatet e punes se tyre te vizitoret e parkut". Dhe nese kundron per pak tabelat, e hedh syte pertej per te pare ne distance vendet per te cilat ato tregojne, krijohet nje pershtypje edhe me e qarte e rendesise reale te ketij parku. "Pikerisht ketu nderhyn parku, rrefen Haxhimihali, qe te coje me prane vizitoreve ate cka nuk e verejne, pasi ky eshte edhe nje prej prioriteteve tona". Rezultati i ketyre tabelave shpjeguese ne pak fjale eshte rritja e zones se vizitueshme, pasi gjithkush qe shkon ne Apoloni, vemendjen e ka te qendra monumentale e qytetit antik. "Jane monumente teper interesante keto qe servirim ne tabela, por jane pak larg dhe jo shume te njohura per vizitoret, ndaj edhe jane me pak te vizitueshme", perfundon Haxhimihali.
MUZEU
Qyteti antik njihet prej monumenteve arkeologjike unike, shetitores, mozaikeve, nimfeut, teatrit antik. Germimet ne te nuk kane te sosur. Ka perhere dicka per te zbuluar, ndersa muze ku te ekspozohen per vizitoret, Apolonia nuk ka. Jo pse nuk ka godine, pasi ajo qendron atje prej dekadash, por objektet e tij jane zhvendosur drejt Muzeut Arkeologjik te Tiranes, per shkak te degradimit te godines se Muzeut te Apolonise. Ne mjediset e tij kane mbetur vetem pak shtatore, ndersa objektet e zbuluara, fale ekspeditave te shtrira ne dekada, nuk mund te kundrohen prej vizitoreve. Paradoksi?! Ka nje fond per restaurimin e tij, por ama te catise, nderkohe qe muret prej guri kane marre carje te medha, cka deshmon edhe degradimin e plote te tij.
Ja rregullat e Agjencise se Sherbimit Arkeologjik
Ne mbledhjen e radhes se qeverise u miratua vendimi per organizimin dhe funksionimin e Agjencise se Sherbimit Arkeologjik (ASHA). Duke qene nje institucion qendror, detyra themelore e kesaj agjencie jane germimet arkeologjike ne teresine e tyre. Cka do te thote jo vetem planifikim i tyre, por edhe mbikeqyrje, administrim i pasurive dhe fondeve dhe ruajtjen e objekteve arkeologjike. Duke qene nje vendim i marre vetem dje, ende nuk ka nje emer per drejtorin e kesaj agjencie, por eshte ministri i Kultures, ai qe ngarkohet per zbatimin e ketij vendimi qe eshte edhe nje detyrim i ligjit te ndryshuar "Per trashegimine kulturore". Sipas relacionit te paraqitur nga MTKRS, kjo agjenci do te kete ne strukturen e saj 17 punonjes te ndare ne sektore, por qe do te sigurohet prej numrit te pergjithshem te punonjesve aktuale te MTKRS-se. Statusi i kesaj agjencie do te percaktohet vetem 1 muaj pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi, marre dje ne mbledhjen e radhes se qeverise.