Olta Boka, sonte sfida drejt finales
E Enjte, 22 Maj 2008
Shqiperia dhe kengetarja perfaqesuese, Olta Boka, sonte gjenden ne sfiden e madhe drejt finales se madhe te Festivalit te Kenges ne Beograd. "Zemren e lame peng" do te ushtoje sot ne mbremje ne skenen e improvizuar ne nje nga pallatet me te medha te sportit ne Ballkan, "Beogradcka Arena". Pas kritikave, komenteve teper pozitive te medias dhe provave te suksesshme ne skenen e madhe, sot Olta Boka do te ndjeje ethet e verteta te gares. Gjysmefinalja e dyte e Festivalit Evropian te Kenges, do te nxjerre edhe emrat e shteteve dhe kengeve qe do te mund te garojne ne finalen e madhe te Beogradit. Eshte vetem 16 vjece, kengetarja me e vogel e festivalit, por me nje ze qe e ka bere pjese te diskutimeve. Madje, ka pasur edhe jo pak "perkedhelje" jo vetem nga mediat, por edhe kritika. Mirepo, formula e Eurosong tere pushtetin ja delegon publikut dhe jane votat e teleshikuesve qe vendosin se cila prej kengeve dhe shteteve do te shkojne ne finalen e madhe te 24 majit. Por sot ne mbremje nuk do te shohim te ngjitet ne skene te vetme Olta Boken, sic e pame ne Festivalin e Kenges ne RTSH. Ajo do te shoqerohet gjate interpretimit te kenges nga tre artiste te rinj, nje vajze dhe dy djem, perkatesisht nga dy kitariste dhe nje baterist, ndersa ne sfond do te shfaqen pjeseza nga klipi i realizuar enkas per Festivalin Evropian. Ne perfundim te 19 kengeve, perfaqesuese te 19 shteteve evropiane, ethet do te shtohen edhe per shqiptaret. Jane 15 minuta ne dispozicion te publikut per te votuar kengen e tyre te preferuar, e prej 19 konkurrenteve, vetem 10 me te votuarit do te mund te ngjiten ne skenen e finales se madhe te festivalit. Me siguri cdo shqiptar do te prese me ethe nese Olta Boka do te na coje ne finale apo jo!