 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Fajdet, zhbllokohen fondet per "Gjallicen"
E Enjte, 22 Maj 2008
Blerina Hoxha
Hapet drita jeshile per shperndarjen e lekeve te fajdeve, dhenia e te cilave deri me tani ishte bllokuar, pasi ekskluzivin per kete proces e kishte Banka Kombetare Tregtare, e cila ofroi kosto te larte. Qeveria i ka propozuar parlamentit dje, me ane te nje vendimi te posacem, qe shperndarja e parave te behet nga banka, e cila do te perzgjidhet nga Grupi i Mbikeqyrjes me konsulencen e Bankes se Shqiperise. Qeveria miratoi qe ne vjeshten e vitit te kaluar shperndarjen e parave ndaj kreditoreve te kompanise "Gjallica", por procesi u bllokua, pasi banka qe autorizohej me ligj te bente shperndarjen e parave, ofronte komisione te larta. Qeveria vendosi t'i propozoje parlamentit te ndryshoje ekskluzivin e shperndarjes se parave te mbetura te fajdeve ndaj kreditoreve per te zhbllokuar procesin, i cili ishte pezulluar per shkak te kostove te larta qe ofroheshin nga banka qe autorizohej me ligj per shperndarjen e vlerave monetare.
Si do te behet shperndarja
Pasi parlamenti te kete miratuar ndryshimet ne ligj, te cilat duhet te jene botuar edhe ne Fletoren Zyrtare, Grupi i Mbikeqyrjes me konsulencen e Bankes se Shqiperise do te perzgjedhe banken qe ofron kostot me uleta per shperndarjen e parave. I gjithe ky proces nuk pritet te zgjase per shume kohe. Nderkohe, Grupi i Mbikeqyrjes ka studiuar tregun bankar dhe ka tashme nje panorame te komisioneve dhe interesave porsa ndryshimet ne ligj te botohen ne Fletoren Zyrtare do te lidhet kontrata me banken qe ofron oferten me te mire dhe menjehere do te nise shperndarja e parave ndaj kreditoreve te kompanive "Gjallica", Nahlel", "Beno". Ne propozimin e qeverise thuhet se bankat e pelqyeshme per shperndarjen e parave jane ato qe ofrojne interesa me te larta per fondet e depozituara per shperndarje, qe ofron nje pagese me ulet per komisionet qe ofron ndaj kreditoreve per parate e shperndara ne sportel. Gjithashtu, banka duhet te kete nje shtrirje territoriale ne qytetet kryesore te vendit. Po keshtu, banka e preferuar per shperndarjen e parave te fajdeve duhet te ngurtesoje nje vlere, si depozite te konsiderueshme financiare ne formen e garancise per shperndarjen e vlerave monetare.
Si shperndaheshin
Me falimentin e skemave piramidale, parate e kompanive rentiere ne favor te kreditoreve shperndaheshin nga Banka e Kursimeve, sot Raiffesisen Bank dhe nga Banka Kombetare Tregtare. Shperndarja behej nga keto dy banka, sepse ato ende ishin ne pronesi te shtetit dhe per faktin se ne ate kohe ato kishin shtrirje pothuajse ne te gjithe territorin e vendit. Duke qene se ishin banka te shtetit, ato merrnin edhe te gjitha sherbimet per kursime, transferime dhe likuidime fondesh qe bente qeveria per llogari te saj. Mirepo, qe nga viti 2000, sistemi bankar u shtua edhe me banka te tjera, por dy bankat me te medha te tregut, Banka Kursimeve dhe Banka Kombetare Tregtare u privatizuan, duke kaluar keshtu ne pronesi teresisht private. Por, me kalimin ne pronesi private dhe duke pasur ekskluzivin me ligj per shperndarjen dhe ruajtjen e parave te fajdeve, ish-bankat e shtetit e shfrytezuan kete moment per te ofruar interesa te uleta dhe komisione te larta. Deri me tani nga keto banka jane shperndare fondet per kreditoret e kompanive rentiere si "Kamberi", "Silva", "Cenaj & Co", "M.Leka", "Arsed", "Universi" dhe fondacioneve "Populli" dhe "Xhaferri". Per te gjitha keto shoqeri deri me tani shperndarja e parave eshte bere nga Banka Kombetare Tregtare. Por, me vendimin e djeshem te qeverise, kete proces mund te kryejne edhe bankat e tjera te nivelit te dyte ne vendin tone, qe ofrojne marreveshje te favorshme dhe me kosto te ulet per shperndarjen e parave.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Qershor, perfundon mbikalimi i Kamzes
- Shperndarja e energjise, nis tenderi
- Rindertimi i Gerdecit, 8 milione euro
- Bujqesia dhe ndertimi ne renie
- Projektligji i ri per buxhetin mberrin ne komisionet kuvendore
- "Eagle" promovon paketen ProRing per biznesin
- Janar-mars, pagat ne ndertim rriten 4.6%
- Turizmi, emigrantet rrisin cmimin e banesave
- Rritja e pagave, fondi 80 milione euro
- Janar-mars, pagat ne ndertim rriten 4.6%
- Guvernatoret e rajonit, takohen ne Tirane
- Bankat nuk respektojne transparencen
- Bankat, ja detyrimet ligjore per transparencen
- Nafta, cmimi kalon 160 leke per liter
- Kerkesa dhe oferta per nafte, parashikime
|
|