PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gazetari ne Hage: Arrestimi im, i papranueshem


E Premte, 23 Maj 2008

Gazetari dhe opinionisti i Prishtines, Baton Haxhiu, pas dorezimit ne polici, eshte transferuar ne Tribunalin e Hages ku dje eshte perballur ne oren 14:15, me nje trupe gjykuese e drejtuar nga Alfons Orie. Gazetari deklaroi se ishte krejtesisht i pafajshem mbi akuzen e ngritur nga Gjykata Nderkombetare e Hages: "Jam plotesisht i pafajshem", ka deklaruar Baton Haxhiu para gjykatesit Alphons Orie", duke nenvizuar se nuk eshte fajtor per akuzat qe e rendojne ate, per mosrespektim te kesaj gjykate.

Haxhiu vleresoi se arrestimi i tij ishte i papranueshem dhe kerkoi permes avokatit mbrojtes qe te lihet i lire. Kerkesa ne kete seance te pare, qe ishte degjimore mes paleve, nuk u refuzua nga prokurori dhe ne parim u pranua nga gjyqtari i ceshtjes. Por ai kerkoi qe, per shkak te procedurave, kerkesa te depozitohet me pare me shkrim dhe me tej te vendoset pranimi i saj.

Gjykata Nderkombetare per ish-Jugosllavine kishte ngritur keto dite padine kunder Baton Haxhiut, publicist, dhe ish-drejtor ne gazeten e Prishtines, "Express". Ai perballet me akuzen se ka zbuluar identitetin e deshmitareve te mbrojtur. Sipas aktakuzes Baton Haxhiu ne nje shkrim te tij ka publikuar identitetin e nje deshmitari te mbrojtur ne rastin Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj.

Te marten ne mesdite, nga Aeroporti Nderkombetar i Prishtines, Haxhiu kishte udhetuar direkt drejt burgut te Scheveningenit ne Holande, ku ndodhet edhe Tribunali i Hages. Shkrimi i publikuar me daten 24 dhjetor nen titullin "Me 10 janar gjykohet ne Hage", tregonte se si ish-ministri i Kultures se Kosoves, Astrit Haracia, se bashku me ish keshilltarin e tij, Bajrush Morina jane te akuzuar nga ky tribunal per frikesim te deshmitareve te mbrojtur ne rastin "Ramush Haradinaj dhe te tjeret".

Kjo eshte hera e pare ne Kosove qe nga Prokuroria e Tribunalit te Hages paditet dhe arrestohet nje person qe merret me profesionin e gazetarit, ne lidhje me nje artikull te publikuar ne shtyp.

Nderkohe, me 25 prill te ketij viti, Prokuroria e Tribunalit te Hages ka bere publike padine kunder ish-ministrit te Kultures se Kosoves, Astrit Haracia dhe bashkepunetorit te tij nga kjo ministri, Bajrush Morina. Keto akuza kane te bejne me mosperfillje te Tribunalit gjate procesit kunder "Ramush Haradinajt dhe te tjereve".

Sqarime te perseritura

Disa jave pasi eshte botuar ky artikull, ish-drejtori i gazetes "Express" ka dhene sqarimet e tij edhe ne Zyren e Prokuroreve te ketij institucioni nderkombetar ne Prishtine. Nderkohe qe tashme, te njejten gje duhet ta beje edhe ne Hage. Pritet qe Baton Haxhiu te jape sqarime per menyren se si ka arritur te marre informacionin rreth akuzes se ngritur ndaj ish ministrit Astrit Haracia dhe keshilltarit e redaktorit te gazetes "Bota Sot", Bajrush Morina dhe per arsyen e publikimit te emrit te deshmitarit te mbrojtur te prokurorise ne procesin gjyqesor "Ramush Haradinaj dhe te tjeret". Detajet e dhena ne kete artikull kane bere qe prokuroria e Tribunalit te Hages te kerkoje deklarata nga Baton Haxhiu. Sipas artikullit, Astrit Haracia ne ate kohe kishte dhene pergjigje para hetuesve te Tribunalit per dergimin e keshilltarit te tij Bajrush Morina per te bindur nje nga deshmitaret e mbrojtur te prokurorise ne rastin "Ramush Haradinaj", qe te mos deshmoje kunder ish-kryeministrit te Kosoves. Por ne kete takim, bazuar ne shkrimin e 24 dhjetorit, deshmitari i mbrojtur ishte i pajisur me mikrofona te vegjel, te cilet kane incizuar tere biseden e tij me ish-keshilltarin e ministrit Haracia, Bajrush Morina.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika