Debati per "Flamurin", Kuvendi shtyn ligjin
E Premte, 23 Maj 2008
Deputetet e Kuvendit te Kosoves e kane shtyre per te premten miratimin e Projektligjit per festat zyrtare te Kosoves. Ky projektligj i ishte rikthyer pardje per plotesim Komisionit Ad-Hoc, pasi deputetet nuk u pajtuan qe ne kuader te 11 festave te percaktuara te mos jene edhe Dita e Clirimit te Kosoves, e Deshmoreve dhe 28 Nentori-Dita e flamurit kombetar shqiptar. Komisioni Ad-Hoc gjate dites se enjte do te punoje edhe nje here ne kete projektligj dhe te premten do te mbahet seanca plenare me vetem kete pike te rendit te dites.
"Heqja nga kalendari i festave zyrtare te Festes se Flamurit - 28 Nentorit, si dhe e Dites se Clirimit te Kosoves dhe Dites se Deshmoreve, ka bere qe Kuvendi te mos e miratoje ate ne formen te cilen ia prezantoi para dy ditesh qeveria", pohuan deputetet.
Arsyetimi i qeverise ishte se festat zyrtare te Kosoves jane percaktuar ne marreveshje dhe kompromise me nderkombetaret. Keto festa, qe kishte parapare qeveria, ishin vetem 17 shkurti - Dita e Pavaresise dhe Dita e Kushtetutes, perderisa parashiheshin dhe festa nderkombetare e fetare. Por, Kuvendi, perfshire poziten edhe opoziten, nuk i ka perfillur keto arsyetime dhe ka kerkuar qe festa kombetare e flamurit shqiptar, bashke me ate te clirimit dhe te deshmoreve, te njihen si festa zyrtare.