HAjGAre
E Enjte, 22 Maj 2008
Nga Berat Buzhala
Me arrestimin e Baton Haxhiut, nje kapitull i erret u mbyll ne Ballkan.
Lavdi i qofte Tribunalit te Hages qe me ne fund e kenaqi drejtesine. Tash mund te flene te qeta viktimat e lufterave te gjata ne rajon. Familjet e tyre po ashtu do te fillojne nje jete te re. Historine te gjithe do ta leme prapa.
Te gjalle e te vdekur po ndihemi shume me mire tash, sesa para dy ditesh.
Arrestimi i Baton Haxhiut, shpresojme, do te jete nje ogur i mire, per gjithe njerezit e paqes. Nje gur i madh do t'u hiqet prej zemrave te gjitha atyre nenave, femijet e te cilave u vrane gjate luftes.
Shkuarja e tij ne Hage patjeter se do te jete fatkeqesi per ata qindra bandite e kontrolluar prej Haxhiut, e te cilet mbajne penjte e kontrabandes se droges dhe naftes. Mos te harrojme se edhe politika ballkanike perfundimisht do te frymoje me lire, sepse edhe ashtu politikanet, jo vetem ata te Kosoves, kane qene peng te Baton Haxhiut.
Me nje fjale, arrestimi i tij ishte vrima e fundit serioze qe Tribunali i Hages ende s'e kishte mbyllur.
Meqe kjo dileme u mbyll, tash une e kam vetem edhe nje frike, se mos Ballkani po kalon ne monotoni. Mos ky rajon po shnderrohet ne nje Skandinavi te dyte, ku evenimente jane vetem te dhenat qe per rritje ekonomike qe leshojne entet e ndryshme statistikore. Per t'u realizuar ky skenar deri ne detaje, ka mbetur qe edhe ne shtetin tone fqinj, ne Serbi, te ndodhin ca ndryshme kozmetike. Pres qe te emerohet qeveria e re me ne krye, Tomislav Nikolic ose Ivica Dacic. Kjo do t'u jepte nje hapesire shume me te merituar publike engjejve te paqes, Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic, qe per kaq shume kohe u detyruan te jetonin ne vende ilegale.
Le te dihet, pra, se ne kontinentin tone te vjeter - me i denueshem eshte zbulimi i identitetit te deshmitareve te mbrojtur sesa t'i vrasesh si kafshet ne fusha te hapura qindra mijera civile. Sepse, ata qe vrane dhe prene gjate lufterave, fare lehte mund te behen edhe faktor stabiliteti. Ata mund te garantojne stabilitet, sepse vete e kane shkaktuar destabilitetin. Kurse nje gazetar, ne fund te fundit, cka hyn ne pune.
Pse te mos qerohen hesapet me gazetaret, e ne te njejten kohe edhe te japim pershtypjen qe po vendosim drejtesine. Kete kategori shoqerore - gazetaret - kush do t'i mbroje. Vetem nese cohen lexuesit ne menyre te organizuar dhe shkaktojne probleme.
Perndryshe, per te gjithe ju qe nuk e dini, po shpjegoj se Baton Haxhiu eshte akuzuar nga Tribunali i Hages se ne nje shkrim te botuar ne kete gazete, ne fund te vitit te kaluar, e ka shpalosur identitetin e nje deshmitari te mbrojtur.
Kjo nuk do te jete storia per te cilen ne do te krenohemi. Por, megjithate, kur problemi shikohet ne nje kontekst pakez me te gjere, duhet thene se shume kohe para se ne ta botonim identitetin e deshmitarit, ate emer e kane ditur te gjithe ata qe eshte dashur dhe qe nuk eshte dashur ta dine. Madje, me te thuhet se kane qene duke u kryer negociata qe te heqe dore prej deshmise. Tash, nese emri i tij eshte mesuar, nese me te kane qene duke u zhvilluar biseda sekrete, cfare rreziku i paska sjell nje shkrim ne gazete, kur njerezit per te cilet eshte menduar se mund t'i sjellin rrezik kane bashkebiseduar me deshmitarin. Apo, ndoshta Tribunali i Hages, gjithe kete storie ka vendosur ta shohe te dekontekstualizuar. Ne rrethana normale, Haga do te duhej t'i dinte per nder Haxhiut per informatat qe ia ka servuar, e jo ta trajtonte ate si pjese te sabotazhit dhe konspiracionit kunder gjykimeve qe behen ne ate gjykate.
Mirepo, kete caraveshje te Prokurorise dhe Hetuesise se Hages e konsideroj me shume si nje humbje totale te kontrollit perball misionit fillestar qe ka pasur ky Tribunal. Ne pamundesi per t'u marre ne menyre eksplicite me krimet e luftes dhe gjenocidit, Haga po godet njerezit qe gjate karrieres se tyre profesionale vetem ndihme i kane dhene ketij institucioni. Baton Haxhiu ka qene njeri prej njerezve te pare qe i ka ofruar ndihme te pa kompromis Prokurorise se Hages per t'u deshmuar fajesia e Slobodan Milosevicit dhe shume te dyshuarve te tjere.
Dhe krejt ne fund me duhet te them se gjithe dita me ka kaluar duke u menduar rreth storie se botuar, per te cilen Haxhiu ngarkohet.
Nuk e di pse Prokuroria e Hages nuk eshte kujdesur me mire per mbrojtjen e deshmitareve te vet? Pse ky institucion mbrojtjen e identitetit te deshmitareve e ka lene ne meshiren e fatit? Jo vetem per rastin konkret, por edhe per shume deshmitare te tjere qe jane paraqitur ne Hage secili prej nesh kemi pasur te dhena te mjaftueshme. Nese kaq e lehte ka qene te mesohen emrat e deshmitareve te mbrojtur, atehere i kujt ka qene faji. I gazetareve apo i Hages?