 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Gjallica", kompensimi 2.4% per kreditoret
E Enjte, 22 Maj 2008
Te 82 mije kreditoret e ish-kompanise piramidale "Gjallica" do te kompensohen ne masen 2.41 per qind. Aktualisht, kompania "Gjallica" eshte e vetmja kompani e cila ka kaluar ne hije dhe kreditoret e saj nuk kane arritur te perfitojne asgje nga shumat e parave qe kane depozituar. Me gjithe fillimin e procesit te shperndarjes se ketyre parave, perqindja qe do jepet ne raport me kreditoret e kompanive te tjera eshte shume e vogel, cka fakton edhe njehere abuzimet qe jane bere me llogarite bankare dhe me pronat e "Gjallices".
Perqindja
Keshilli i Ministrave ka vendosur te kompensoje ne masen 2.4 per qind kreditoret e "Gjallices", nje nga kompanite me te medha piramidale qe u shfaq ne dekaden qe shkoi. Sipas burimeve zyrtare te qeverise, te ardhurat financiare, te realizuara nga shitja e aseteve te shoqerise "Gjallica", dhe te depozituara ne banke, jane ne shumen 937 milione leke, nderkohe qe detyrimi i mbetur qe kompania ka ndaj kreditoreve 38,7 miliarde leke. Megjithate, vetem nje vit me pare, pas publikimit ne media te disa dokumenteve per persona qe kishin perfituar para ne menyre abuzive nga llogaria e firmes "Gjallica", u deklarua se, ne rast se do te vertetohen, mendohet qe shuma qe do grumbullohet do te bej te mundur kthimin deri ne 10 per qind te parave qe kane depozituar kreditoret.
Sipas te dhenave te Grupit Mbikeqyres, aktiviteti i kompanise se dyte huamarrese ne vend gjate viteve 1992-1996 ka mbetur totalisht i pakontrolluar dhe nuk dihet se ku kane perfunduar 51.5 miliarde leket qe kane depozituar kreditoret shqiptare. Sipas te dhenave zyrtare te Keshillit te Ministrave, borxhi total qe skemat u kane 225 mije kreditoreve shqiptare eshte llogaritur ne 830 milione dollare, por rreth 25 per qind e kesaj vlere, e barabarte me rreth 235 milione dollare, e perbejne pagesat ne trajte interesash te perfituara nga kreditoret qe u larguan nga skema para vitit 1997, shume e cila eshte e parikuperueshme, nderkohe qe 18 per qind te borxhit, ose rreth 160 milione dollare e perbejne shpenzime te "boseve" te piramidave per pagat e punes se tyre dhe te aparateve te fryra administrative. Gjithmone sipas Keshillit te Ministrave, shpenzimet e ndryshme te kryera ne vitin 1992-1997 nga "boset" nuk mund te rikuperohen, nderkohe qe 24 per qind ose rreth 220 milione dollare jane te fshehura, apo pa destinacion te perdorura nga "boset" e skemave piramidale jashte kontabilitetit, per vete dhe per familjet e tyre, apo per sponsorizime te paregjistruara legalisht. Pikerisht per kete arsye, Kryeministri Sali Berisha ngriti edhe nje grup prej 5 ekspertesh financiare, te cilet u moren me shqyrtimin e dokumenteve te firmave huamarrese. Kryesisht keta eksperte operuan ne kontrollin financiar te shoqerive huamarrese si dhe me kontrollin e nxjerrjes se koeficientit te kthimit te shumave kreditoreve, te shoqerive huamarrese, ne administrim. Ekspertet financiare punuan per transparencen e aktivitetit te shoqerive huamarrese ne nje periudhe kohe prej 6 muajsh.
Asetet, vetem 285 jane shitur
Grupi Mbikeqyres ka shitur vetem 285 asete te firmave piramidale, nderkohe qe ka marre ne dorezim 300 asete. Eshte percaktuar qe nga shitja e te gjitha aseteve eshte arritur te mblidhen 40 milione dollare. Sipas te dhenave te ish-drejtuesve te ketij Grupi, rezulton se nga pjesa me e madhe e aseteve, 77 prej tyre jane shitur me vleren fillestare te percaktuar sipas akteve normative, 98 me cmim mesatar dhe 109 me cmim tregu.
Fajdet, "Beno" dhe "Nahlel" do shperndahen 7%
Kreditoret e ish-kompanive piramidale "Beno" dhe "Nahlel", qe kane ushtruar aktivitet kryesisht ne Lushnje, do te kompensohen ne shumat 7.5% dhe 7.9%. Vendimi per kete shume e ka marre qeveria dhe shumat qe do te shperndahen jane perfituar si raport i te ardhurave, te realizuara dhe te depozituara, ne banke, nga shitja e aseteve dhe e shumes se detyrimit te shoqerive. Te ardhurat, e realizuara nga shitja e aseteve te shoqerise "Beno", shpk, ne administrim, Lushnje, dhe te depozituara ne Banken Kombetare Tregtare rezultojne 20.5 milione leke. Numri i kreditoreve, te cileve do t'u shperndahen vlerat financiare, eshte 10793 persona dhe koeficienti i kthimit te shumave kreditoreve eshte 7.51 per qind. Shuma e detyrimit te mbetur, qe shoqeria huamarrese "Beno" ne administrim, ka ndaj kreditoreve, eshte 273,2 milione leke. Shpenzimet qe kerkon banka per shperndarjen e lekeve do te paguaje Grupi i Mbikeqyrjes, i cili ka nje kosto 100 leke per person. Gjithashtu, te 259 kreditoret e shoqerise rentiere "Nahlel" do te kompensohen 7.9%. Te ardhurat te realizuara nga shitja e aseteve te shoqerise "Nahlel" jane 2,1 milione leke, ndersa shuma e detyrimit te mbetur, qe shoqeria huamarrese ne fjale ka ndaj kreditoreve eshte 27,5 milione leke.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Legalizimet, PD nuk toleron me
- Pensionet, kur dhe si duhet te aplikosh
- Semundjet e duhanit, 3300 vete vdesin ne vit
- Sot, Shqiperia nje vit me dhe pa duhan
- Informatika ne 44% te shkollave 9-vjecare
- Spitalet e QSUT, pa dalje emergjence
- Shehu: Reanimacioni kerkon investime
- Gjirokaster, me shume turiste se vitin e kaluar
- Uji i ndotur, ne rrezik 2 mije banore
- Mjeket: Jemi te kualifikuar dhe me grada
- Universitetet, si do hartohen testet
- Shqiperia plaket, pakesohen lindjet
- Specialistet, vjet me pak fluks pune
- Spanjishtja, dege e re ne formularin A2
- Itali, certifikata "djeg" maturantet
|
|