PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ari Han: Dua sulme te shpejta

Jeton Selimi
E Enjte, 22 Maj 2008

Mberritja e kuqezinjve ne Reutlingen te Gjermanise, nuk ka kaluar pa u vene re nga mediat lokale, qe dje u kishin kushtuar hapesira te tera ne faqet e tyre Shqiperise dhe trajnerit holandez, Ari Han. Por, vec reportazheve, binte ne sy edhe fakti qe mediat kerkonin te dinin dicka me teper nga loja e Shqiperise, ndaj kane ndjekur nga prane seancat stervitore te Kombetares sone. Ne njeren prej tyre, Ari Han u ka komunikuar te besuarve te tij se kerkon nje loje te shpejte ndaj Shafhauzenit (takim i luajtur dje). "Dua kombinime te shpejta dhe zbritje te shpejta. Mendoni me shume per sulmin", shkruajne mediat gjermane, citimet e trajnerit holandez te kuqezinjve. Deklaratat nuk kane se si te mos bejne pershtypje ne Shqiperi, ku rralle jemi mesuar me nje Kombetare sulmuese qe nga fillimi, pavaresisht se kundershtari i radhes eshte nje amator i liges se dyte zvicerane, i cili perfaqeson nje mini-test perpara proves se vertete te Shqiperise dhe Ari Hanit, Polonine e Leo Benhakerit.

Megjithate, nuk ka se si te mos beje pershtypje fraza e guximshme e holandezit, i cili, me sa duket, e ka ndare mendjen t'u jape kuqezinjve nota te theksuara ofensive, ndryshe nga tradita jone, me shume e detyruar nga niveli i kundershtareve sesa nga deshira, per te qendruar me se shumti ne mbrojtje. Dhe, atehere kur kemi guxuar te dalim ne sulm, jemi ndeshkuar gjithnje. Ari Han e di kete dobesi, per ta mesuar nuk eshte aspak e veshtire, ndaj e paska ndare mendjen t'u imponoje kuqezinjve nje tjeter ritem loje, krejt ndryshe nga ai i aplikuar nga paraardhesit e tij. Nuk do te kete nje Kombetare ndryshe per cdo ndeshje, por nje Kombetare sulmuese pjeserisht te pershtatur nga loja e kundershtarit. Duke ditur mire moton e lojes kuqezi, "mbrohemi gjate dhe po doli nje gol jemi me qarin", risia e holandezit meriton me shume vemendje. Natyrisht, qe shumekush do te thote se edhe Oto Baric ka ofruar shpesh Kombetare sulmuese (Shqiperi-Bullgari, sa per te dhene nje shembull), por kroati i ka pershtatur teresisht formacionin emrit te kundershtarit, ndersa holandezi mendon ndryshe: ne fillim te ndertojme nje stereotip kuqezi, me pas te "arnojne" sektore te vecante kundrejt lojes qe do te na ofroje rivali. Miqesorja e pare eshte Polonia dhe pas saj do te luhet kunder Turqise. E vetmja gje, e cila i ka mbetur tifozerise kuqezi, eshte te lutet qe Ari Han ta kete gati Shqiperine per te ndalur Ibrahimovic me shoke.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika