PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nis turneu universitar i mini-futbollit, "Albakarta"


E Merkure, 21 Maj 2008

Kampionati "Albakarta Mini-futboll" ka nisur dje, ne Tirane, edicionin e tij te katert, me pjesemarrjen e studenteve te universiteteve publike dhe jopublike te te gjithe vendit.

Ne ceremonine e celjes se ketij kampionati ishin te pranishem perfaqesues te larte te AMC-se, Federates Shqiptare te Mini-futbollit, perfaqesues te universiteteve, si dhe sportdashes te mini-futbollit."Turneu i mini-futbollit per studentet e universiteteve shqiptare eshte kthyer tashme ne nje aktivitet te perhershem para mbylljes se vitit

akademik. Duke sjelle bashke qindra lojtare joprofesioniste te mini-futbollit ne nje turne, i cili do te shtrihet ne 7 qytete te vendit, AMC kerkon te inkurajoje shpirtin e konkurrences ndermjet te rinjve, si dhe te nxise pjesemarrjen ne aktivitete sportive si nje menyre per te jetuar ne menyre te shendetshme", tha Yiannis Tsakos, drejtori i Pergjithshem i Marketingut te AMC-se gjate ceremonise se fillimit te kampionatit. Interesi i te rinjve per t'u perfshire ne Kampionatin "Albakarta Mini-futboll" ka qene mjaft i madh kete vit. Kete e tregon edhe pjesemarrja e larte e studenteve, te cilet kane formuar 112 skuadra te perbera me nga 7 lojtare secila.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika