PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

We are the Champions... i borxhlinjve


E Merkure, 21 Maj 2008

Jeton Selimi

Nje Champios per te mbuluar, te pakten ne nivel mediatik, borxhet qe kane. Mancester Junajtid dhe Celsi shkojne ne Moske ne gjueti te suksesit dhe te parave. Edhe pse, duke pare shifrat, pak mund te beje kupa e nivelit me te madh evropian per t'i ndihmuar. Sipas "Guardian", ne fakt, dy finalistet jane borxhlie prej 1 miliard e gjysme sterlinash (miliard, po e lexuat mire). E perkthyer: gati dy miliarde euro. Thuajse sa buxheti i nje shteti. "The Guardian" shpjegon se 736 milione sterlina i ka borxh Abramovic, ndersa 764 Mancesteri. Manjati rus nuk eshte hapur ndaj asnje banke, pasi ka hedhur ne lodren e tij blu vetem para nga portofoli personal, por borxhet jane krijuar per shkak te shpenzimeve dhe taksave ne blerjen e lojtareve. Krejt tjeter biseda qe ka te beje me "Djajte e kuq". Glejzerat kane borxhe kundrejt institucioneve financiare, qe kapin shumen e 666 milione sterlinave. Pjesa tjeter eshte krejtesisht e lidhur me pronat e tyre. Nese dy skuadrat qe luajne finalen e Liges se Kampioneve do te braktiseshin nga padronet e tyre, do te perfundonin ne humnere, kjo ne teori kuptohet sepse jane pasuri sportive me nje park lojtaresh dhe nje numer sponsoresh, qe veshtire se u llogaritet shifra. Nje Champions e fituar eshte e barazvlefshme me nje kunj dhembesh qe heq ndonje bezdisje te vockel.

"Sheshi i Kuq"

Luhet finalja e Liges se Kampioneve ne qytet? E atehere "Sheshi i Kuq" shnderrohet ne nje park te madh lojerash. Merite, apo faj, i Champions Festival, qe ka transformuar nje nga sheshet me sugjestionuese dhe domethenese te historise boterore ne nje spot gjigant perpara Mancester Junajtid-Celsi, ndeshja qe sot do te nxjerre kampionen e re, pikerisht ne Moske. Ne shesh nuk i ke shanset te hysh, nese nuk kalon metal detektoret, por fansat angleze nuk po duken. S'ka feste dhe s'ka birre, por shume bionde bukuroshe dhe djem vendes, qe jane vene ne radhe per te pare nga afer Kupen me Veshet e Medhenj. E megjithate, cdo lajmerim eshte ne anglisht, ata po vijne dhe shpejt do nise festa.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika