Eagle Mobile, tani ne te gjithe vendin
E Merkure, 21 Maj 2008
Konkurrenca ne tregun e telefonise celulare pritet te forcohet ne fillim te muajit. Kompania e trete celulare ne vendin tone, e cila vetem dy muaj me pare nxori ne treg sinjalin e pare, ne fund te ketij muaji do te dale me "full opsion". Drejtori i Pergjithshem i Eagle Mobile, Ali Taskin, tha dje per mediat se, ne fund te ketij muaji, kompania Eagle Mobile, pas mbulimit te 70% te popullsise se Shqiperise, ne nje kohe te shkurter, do te ngreje ne nivelin me te larte cilesine e sherbimeve, duke i garantuar mbulim gjithe pjesetareve te kesaj shoqerie. Njeherazi me tarifat elastike dhe terheqese, me risite teknologjike qe na lehtesojne jeten, Eagle Mobile do te sjelle nje fryme te re ne Shqiperi dhe me kete ndryshim do te dale ne plan te pare", theksoi Taskin. i pyetur lidhur me tarifat e telefonise celulare, Taskin u shpreh se deri tani nuk ka pasur nje konkurrence ne treg, por me hyrjen ne treg te Eagle Mobile, do te shtohet konkurrenca, cka natyrisht do te beje te mundur edhe uljen ndjeshem te tarifave te telefonise celulare. Sipas, Taskin, "aktualisht konsumatori shqiptar paguan shume dhe merr pak, por me hyrjen e Eagle Mobile, ky konsumator do te marre shume dhe do te paguaje pak".