 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Janar-mars 2008, kredia per shtepi arrin majat
E Merkure, 21 Maj 2008
Blerina Hoxha
Kerkesa per te blere prona dhe shtepi me kredi ka shenuar ne tremujorin e pare te ketij viti kulmin, bejne te ditur burime nga Banka e Shqiperise. Ky produkt konsiderohet tashme si nje nga llojet e kredive, me interes si per bankat, ashtu edhe per klientet. Pesha e kesaj kredie ka ardhur ne rritje dhe ne tremujorin e pare te vitit 2008 perbente rreth 24 per qind te portofolit te kredive te sistemit bankar shqiptar. Te njejtat burime ne Banken e Shqiperise pohojne se, vendet e Evropes Qendrore Lindore arrijne nivele dyshifrore te raportit te kredive per pasuri te paluajtshme me PBB-ne, vendet e rajonit perfshire edhe Shqiperine, jane ne nivele shume me te uleta. Per vendin tone kjo shifer llogaritet afersisht 7 per qind, e krahasueshme me vendet e tjera te Evropes Juglindore. Kredia per shtepi ka perfshire ne nje konkurrence te forte bankat e nivelit te dyte ne vendin tone. Oferta joshese po ofrohen cdo dite. Duke perfshire cmimin baze te euros euroiborin, qe eshte aktualisht 4 per qind plus perqindjen ne leke e cila varion nga 2,5 deri ne 5%, interesi vjetor i kredise arrin nga 5 deri ne 8 per qind. Nga ana tjeter gatishmeria e bankave per te dhene kredi mbetet e larte edhe pse Banka e Shqiperise ndermori ne fillim te vitit disa masa prudenciale per frenimin e rritjes se kredise. Arsyeja kryesore pse politikat e bankave per kredidhenien mund te mos jene ndikuar sa duhet nga keto masa, qendron ne konkurrencen e larte qe po zhvillojne bankat ne drejtim te dhenies se kredise ne leke. Por pervec normave te interesit bankat po konkurrojne me sherbimet qe ofrojne per interesat. Sipas nje oferte me te fundit per kredine per shtepi ofrohet edhe norme fikse interesi per te gjithe periudhen. Kredia per shtepi dhe pasuri te paluajtshme dominon kredine per individe. Bankat vecanerisht per kredite per shtepi preferojne qe apartamenti qe do te blihet te jete i hipotekuar ne menyre qe banka te kete garanci se ne rast mosshlyerje te pagesave ndaj saj te kete se, me cfare t'i rigjeje parate e dhena si kredi. Vlera e tregut e hipotekes ne pergjithesi duhet te jete 150% ose 1.5 here me e larte se, shuma e dhene kredi. Afatet e shlyerjes se kredise variojne per kredite per shtepi nga 10 deri ne 25 vjet, por afati normal konsiderohet 15 vjet.
Interes nderkombetar per apartamentet shqiptare
Pasurite e paluajtshme te Shqiperise dhe apartamentet te njejten kohe jane duke u pare me mjaft interes ne tregjet nderkombetare, sidomos ne Britanine e Madhe. Pak dite me pare ne Shqiperi u mbajt konferenca e pare nderkombetare ne lidhje me zhvillimin dhe perspektiven e "Real Estate". Pas Bullgarise, Shqiperia shihet si vendi me me perspektive per zhvillimin e tregut te banesave dhe pasurive te paluajtshme ne Rajon
4.5 Per qind eshte interesi mbi euroborin qe disa banka te nivelit te dyte ofrojne per kredite per shtepi. Ndersa ne leke kredia per shtepi ofrohet edhe me interes fiks 6 per qind nga disa banka.
25 Vjet eshte afati maksimal i kthimit te kredise. Por ekspertet ne banka thone se afati ideal per shlyerjen totale eshte afati 15 vjet. Dhenia e huas po zhvendoset ne periudha afatgjata.
24 Per qind e te gjithe totalit te kredise qe bankat japin per ekonomine shkon per blerjen e shtepive dhe pasurive te paluajtshme. Kjo lloj kredi merret me se shumti nga individet
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Janar-mars, pagat ne ndertim rriten 4.6%
- Turizmi, emigrantet rrisin cmimin e banesave
- Rritja e pagave, fondi 80 milione euro
- Janar-mars, pagat ne ndertim rriten 4.6%
- Guvernatoret e rajonit, takohen ne Tirane
- Bankat nuk respektojne transparencen
- Bankat, ja detyrimet ligjore per transparencen
- Nafta, cmimi kalon 160 leke per liter
- Kerkesa dhe oferta per nafte, parashikime
- Tirane, spekulohet me cmimin e naftes
- Gjeografia e sigurimeve, 50% ne Tirane
- Bankat, investime me rrezik dhe manovra me depozitat
- ARMO, si do perdoren 125 milione euro
- Fajdet, kur do shperndahen parate
- "Gjallica", parate e zhdukura arrijne miliarda leke
|
|