Cmimi i dritave, KESH dhe ERE ne sherr
E Merkure, 21 Maj 2008
Rritja e metejshme e cmimeve te energjise elektrike ka perfshire ne debat te ashper me njerit-tjetrin, dy zyrtare te larte te sektorit, drejtorin e Pergjithshem te KESH, Gjergj Bojaxhiu dhe kryetarin e Entit Rregullator te Energjise, Bujar Nepravishta, dje gjate prezantimit te raportit vjetor te ERE nw Komisionin Parlamentar te Veprimtarise Prodhuese. "Ne deklaruam se, nuk shohim motive per rritje te re cmimesh. FMN erdhi pa te gjithe informacionin dhe per here te pare u bind ne misionin e fundit qe cmimet te mos rriten. Per rrjedhoje, ne garantojme kete vit qe cmimet nuk do te rriten", deklaroi kreu i ERE, Nepravishta. Ndersa kreu i KESH, Gjergj Bojaxhi, ne kunderpergjigje tha se, prej vitit 2004, cmimet e gazit dhe te naftes kane pesuar rritje te dyfishte, ndersa tarifat e energjise kane pesuar rritje minimale. Dy zyrtaret ne debat kane dhene argumente te ndryshme per shkaqet qe cuan KESH ne kolaps financiar. "Humbjet jane problem madhor. Kemi dy miliarde kilovat/ore humbje, prej te cilave 1 miliard jane vjedhje. Fatura e tyre eshte 80 milione euro ne vit", tha Nepravishta. Ndersa Bojaxhi theksoi se, ne vitin 2007 humbjet nuk ishin ato qe kishin renduar bilancin financiar te KESH. Fondi Monetar Nderkombetar kishte kerkuar nje rritje tjeter te cmimit te energjise elektrike kete vere, por misioni i fundit hoqi dore nga kjo kerkese.