Shqiptarja Arta Dobrishi ne qender te filmit belg
E Merkure, 21 Maj 2008
Belget Zhan-Pier dhe Lyk Dardene presin Palmen e trete te Arte ne Kane me dramen e tyre "Heshtja e Lornes", qe flet per nje grua te re me origjine nga Shqiperia, e cila prej dy vitesh jeton ne Belgjike. "Duhet qe aktoret te zhvishen pak nga e zakonshmja e tyre, qe te jene mire", pohojne ata ne nje bisede me agjencine e lajmeve AFP. Kete rol e interpreton aktorja kosovare jo pak e njohur edhe ne kinemane shqiptare, Arta Dobroshi.
Lorna, ashtu si Rozeta, eshte nje femer qe kerkon te dale nga kornizat. "Filmi yne flet per dike qe kerkon te kete vendin e vet ne kete bote, nje grua me origjine nga Shqiperia qe jeton prej dy vitesh ne Belgjike. Ajo enderron te behet belge dhe te hape nje "snack" me mikun e saj qe jeton ne Itali pa dokumente", rrefejne realizuesit e filmit. Po si rane regjisoret belg ne gjurmet e aktores kosovare?! "Ne fillim - rrefen Lyk Dardene - skenari kerkonte nje grua te re, qe te kishte ardhur nga nje vend jo anetar i Bashkimit Evropian. Ajo mund te ishte nga Rusia apo edhe nga Brazili. Pastaj menduam per nje shqiptare. Asistenti yne shkoi ne Shqiperi dhe filmoi 100 aktore te reja, mes tyre dhe Arta, te cilen e pame dhe ne dy filma te xhiruar atje. Ajo na pelqeu. Fliste shqip, gjuhen boshnjake dhe anglisht... por jo frengjisht, te cilen e mesoi per filmin". Dhe ja, ky qe fati i Dobroshit per te shkelur keshtu ne Festivalin prestigjioz te Filmit ne Kane, dhe per te rrembyer pse jo edhe trofeun, apo Palmen e Arte te festivalit".