Kritika "perkedhel" Olta Boken ne Beograd
E Merkure, 21 Maj 2008
Anisa Ymeri
Gara e madhe e kenges evropiane nisi mbreme ne Beograd. Nata e pare gjysmefinale e Festivalit Evropian te Kenges ngjiti ne skene perfaqesues te 19 shteteve, qe garojne per finalen e madhe te 24 majit. Olta Boka, perfaqesuesja e Shqiperise, ka terhequr jo pak vemendjen e medieve te akredituara ne festivalin e ketij viti, duke e perkedhelur jo pak kengetaren 16-vjecare, me te voglen e festivalit.
Autori i tekstit te kenges perfaqesuese te vendit tone, Pandi Laco, nga Beogradi rrefen emocionet e ketyre diteve para gjysmefinales se 22 majit, kur Shqiperia do te ngjitet ne skene. "Ka disa dite qe nuk kemi bere prova, por reagimet jane teper pozitive. Reagime qe kane nisur prej proves se pare ne skene, dite shkuar". E megjithese 16-vjecarja Olta Boka ka qene pakez larg skenes, asgje s'e ka penguar te jete larg kenges. Laco tregon se, "kane qene dite te ngjeshura me party te organizuara nga delegacionet, ne te cilat ka kenduar edhe Olta. Fakti qe eshte pritur shume mire, na gezon se tepermi". Dy dite me pare, duket se kengetarja shqiptare ka qene teper e suksesshme ne party-n e organizuar nga perfaqesuesit e Turqise ne Eurosong. Si asnjehere me pare ne pjesemarrjen e Shqiperise ne Festivalin Evropian te Kenges, vemendja e medieve boterore ka qene teper e madhe. Pandi Laco edhe nje here tregon se, "Olta ka terhequr jo pak vemendjen e gazetareve te akredituar, dhe ka marre jo pak komplimente prej tyre, duke qene edhe kengetarja me e vogel ne gare". Per delegacionin shqiptar kane qene dite te qeta. Edhe Olta Boka duket se i ka lene pas emocionet e dites se pare te provave, ku u shenuan edhe reagimet e para pozitive ndaj kengetares shqiptare gjate konferences se pare per shtyp. Gjate ketyre diteve kane qene te shumta aktivitetet qe jane zhvilluar ne nje nga pallatet me te medha te sportit ne Ballkan, "Beogradcka Arena", me nje kapacitet prej 25 mije spektatoresh. Kenga shqiptare "Zemren e lame peng" ka zgjuar jo pak edhe interesin e kritikes, mesohet nga delegacioni i Shqiperise ne Beograd. Ajo cka eshte vleresuar se tepermi nga kritika eshte interpretimi i cilter dhe i sinqerte te Olta Bokes. I asaj kenge e cila ngjalli jo pak debate fundvitin e shkuar, kur u shpall fituese e edicionit te 46-te te Festivalit te Kenges ne RTSH. Sikunder surprizoi te pranishmit ne Pallatin e Kongreseve ne dhjetor te vitit 2007 ne Tirane, po ndodh edhe ne Beograd.
Dhe ajo per cka te gjithe luten ne keto momente eshte qe Olta Boka te mund ta coje Shqiperine ne finalen e madhe te Eurovizionit, me 24 maj. Grupi shqiptar ndodhet ne Beograd qe prej te henes se kaluar, nderkohe qe me 13 maj kane filluar provat per perfaqesimin ne kete eveniment. Olta Boka do te shoqerohet gjate interpretimit te kenges nga tre artiste te rinj, nje vajze dhe dy djem, perkatesisht nga dy kitariste dhe nje baterist. Per kengen eshte realizuar edhe nje videoklip, i cilesuar si i arrire artistikisht, i cili si lajtmotiv ka nje zemer, nisur nga vete titulli i kenges. Nga 43 vendet pjesemarrese, 5 prej tyre (Serbia, Franca, Gjermania, Anglia, Spanja) jane te kualifikuara automatikisht ne finale. Nderkohe qe nga 38 vendet e tjera, 19 ne te dyja netet gjysmefinale, do te perzgjidhen 20 per te vazhduar konkurrimin. Skenografia e ketij festivali eshte nje skenografi gjigante, qe paraqet dy lumenjte qe kalojne ne Beograd, Danubin dhe Saven, qe artistikisht bashkohen ne skene. Qe nga viti 1955, kur u organizua per here te pare Festivali Evropian i Kenges, sipas statistikave, llogariten te jene interpretuar rreth 1 milion e 100 kenge.
Perballja e Bokes me gazetaret
Emocionet jane te natyrshme ne kesi evenimentesh te medha. Ndonese vetem 16 vjece dhe aspak e mesuar me konferenca per shtyp, Olta Boka ja ka dale mbane ne Beograd. "Kultura eshte mjeti me i mire per te ofruar popujt", mesohet te jete shprehur Olta Boka, ne nje nga konferencat e shtypit gjate ketyre diteve te qendrimit ne Beograd, duke nenvizuar dhe faktin se ajo deshiron te ndjeke studimet ne mjekesi dhe biologji, por edhe te realizoje se afermi nje album me kenge. Ne konferencen e pare per shtyp, nje gazetare e ka komplimentuar Boken edhe per anglishten e saj te shkelqyer, perpos interpretimit te mire ne prova. Sipas statistikave te EBU-se, ne tre net transmetimi llogariten te jene 7 ore program televiziv, qe do te ndiqen nga 100 milione shikues ne te gjithe boten. Kenga perfaqesuese e Shqiperise do te ngjitet ne skene me 22 maj, ne naten e dyte gjysmefinale, e gjashta ne radhe, nderkohe qe finalja e madhe do te mbahet me 24 maj.
Shqiperia ne Eurosong
Per here te pare, Shqiperia u perfaqesua ne Festivalin Evropian te Kenges ne vitin 2004, ne Turqi, me kengen "Imazhi yt", te kompozitorit Edmond Zhulali, interpretuar ne skenen e Eurosong-ut nga kengetarja Anjeza Shahini. Tre vjet me pare ne kete festival, Shqiperia u perfaqesua me kengetaren Ledina Celo me kengen "Neser shkoj", e kompozitorit Adrian Hila dhe tekst te Pandi Lacos. Ne vitin 2006, perfaqesimi u be me kengetarin Luis Ejlli, me kengen "Zjarr e ftohte", te Klodian Qafokut. Hera e fundit ishte per kengetarin Frederik Ndoci, ne maj 2007-es, ne Helsinki, me kengen "Balada e gurit" e dyshes Adi Hila-Pandi Laco per te vijuar me kengen qe perfaqeson Shqiperine ne Eurosong 2008, qe mban firmat e kesaj dysheje te suksesshme ne muziken e lehte shqiptare.