Matilda: Dua te ndihem si gjithe femijet e tjere
E Merkure, 21 Maj 2008
Prej vitesh e ndien mungesen e babait, i cili eshte vrare ne detyre. Pervec malliit qe i lexohet ne sy, ajo ndihet e braktisur, e dobet dhe pa mbeshtetje para femijeve te tjere. Momentet e veshtira pa te atin kane qene te shumta gjate ketyre viteve te fundit, kur e ka dashur prane me shume se kurre. "Situatat e veshtira per mua jane te shumta, por sidomos kur femijet e tjere bisedojne se kane qene me prinderit diku, apo me babin. Per mua do te ishte nje enderr e madhe qe nje here te tregoja edhe une nje moment te tille te jetes", tregon e perlotur Matilda. E ndersa gjen fuqine qe te tregoje se nena e saj mundohet qe t'i plotesoje kushtet si cdo femije tjeter. Por, problemet ekonomike jane te parat qe e pengojne keshtu qe si Matildes ashtu edhe nenes se vet i duhet qe te frenohen nga deshirat e vajzes. "Mami mundohet qe, per sa i perket shkolles, te me plotesoje te gjitha kerkesat qe une kam, te mos ndihem e vecuar nga femijet e tjere. Por, mungesa e babit prej 10 vjetesh ne shtepi, kur une kam qene vetem 3 vjece, ka krijuar nje hapesire te madhe qe nuk do te mbushet kurre dhe nga askush", thote 13-vjecarja. Duke e ndier ne shpirt mungesen e babait, ka shkuar t'u beje apel nenave te reja ne maternitetin "Mbreteresha Geraldine", duke u kerkuar qe te mos braktisin foshnjat e sapolindura. "Kam ardhur t'u them ketyre nenave te reja qe te rritesh ne varferi nuk eshte e veshtire, por te rritesh pa prinderit eshte nje dhimbje e madhe, qe nuk sherohet kurre", pohon Matilda. E shoqeruar nga shume femije te tjere, te cilet ashtu si edhe ajo kane humbur prinderit ne detyre, kryesisht femije te policeve te vrare, kane vizituar te gjithe femijet e sapolindur te ketij materniteti. Nderkohe qe prinderve u kane kerkuar t'i mbeshtesin dhe ne asnje moment te mos i braktisin femijet e tyre.