Ligji, jetim edhe me nje prind
E Merkure, 21 Maj 2008
Sonila Isaku
Mungesa e nje prindi do t'i beje femijet qe te quhen jetime dhe te perfitojne nga statusi i te qenit i tille. Ministria e Punes ka marre iniciativen per ndryshimin e ketij ligji, ne menyre qe edhe keta femije te mund te perfitojne nga politikat sociale te ndermarra nga shteti. Sipas ligjit te ri, i cili pritet te hartohet se shpejti per femijet jetime, do te krijohet mundesia e integrimit te tyre me mire ne jeten shoqerore. Nderkohe sot keta persona perballen me mungesen e strehimit, kushteve te veshtira te jeteses si dhe arsimimin e paket per shkak te te ardhurave te pakta qe mund te sigurojne.
Ligji
Ligji, i cili mbron dhe u jep te drejta femijeve dhe te gjithe jetimeve, pritet te ndryshoje pas 12 vjetesh. Nje nga nenet me te rendesishme te tij do te jete edhe ai i perfshirjes ne kete status edhe per ata femije jetime, te cilet kane vetem njerin prej prinderve. "Do te kete nderhyrje ne ligj qe edhe femijet qe jane me nje prind te kene statusin e jetimit. Jemi ne momentin e diskutimit qe ky ligj te perfshije te gjithe femijet qe kane nevoje per mbeshtetje qe te kene kete status, qe te ofroje mundesi dhe standarde te reja per kete kategori femijesh", eshte shprehur gjate fjales se tij ministri i Punes, Kosta Barka. Sipas tij, ky ligj do te mbaroje se hartuari dhe diskutuari brenda periudhes se veres se ketij viti. Nderkohe qe, ne kuadrin e shperndarjes se sherbimeve sociale, sipas Barkes, eshte duke u krijuar mundesia qe qendrat ekzistuese rezidenciale te femijeve te menaxhohen nga Sherbimi Social Shteteror, i cili te krijoje ato kushte dinjitoze per femijet. "Standardet e miratuara vitin e kaluar po vihen ne zbatim. Per mua, e rendesishme eshte qe keto kushte te aplikohen. Nje pjese e sherbimeve sociale po kalojne te pushteti vendor. Duam qe ky kalim mos te krijoje probleme", ka theksuar Barka.
Problemet
Prej 15 vitesh, asnje nga qeverite nuk ka bere asgje per ata. Te harruar nga shteti dhe te perjashtuar nga politikat sociale, jetimeve nuk iu njihet asnje e drejte. Permes nje raporti te publikuar pak kohe me pare, kritikohen ashper te gjitha pushtetet qendrore e lokale. Sipas ketij raporti, e vetmja luster qe pushtetet i kane dhene ketij realiteti ka qene nenshkrimi i konventave nderkombetare. "Jetimeve ne Shqiperi u mohohet e drejta per te jetuar, ku djemte kthehen ne kontingjent krimi", pohohet ne kete raport. Nderkohe kryetari i shoqates se jetimeve, Kadri Alia, eshte shprehur se shume prej jetimeve flene rrugeve dhe gjate ketyre viteve te fundit tre prej tyre kane humbur jeten ne palestra, kaldaja apo bodrume. "Shume prej jetimeve sot flene ne geto, qe eshte nje skandal i madh. Ky eshte i vetmi vend qe ne buxhetin e tij nuk perfshin nje fond te vecante per jetimet. Asnje radhe nuk eshte shkruar ne buxhetin e 2008 per kete shtrese. Asnje apartament nuk eshte ndare per jetimet gjate 17 viteve te fundit", eshte shprehur Alia. Sipas tij, pervoja ka treguar se, duke mos pasur mbeshtetje familjare, jetimet kur arrije ne moshen madhore rrezikojne te mbeten ne varferi te plote. Nga te dhenat rezulton se 340 mije jetime ne moshe madhore, shumica e te cileve 25 deri ne 40 vjec, jetojne ne dhoma te konvikteve apo shkollave te mesme, qe i ndajne mes shokeve.
Perfitimet e jetimeve
Personat, te cilet gezojne "Statusin e Jetimit", ligji parashikon qe ata te fitojne te drejten e vendosjes ne institucione publike, prioritet ne punesim, strehim, te drejta studimi sipas prirjeve dhe aftesive, burse te plote, trajtim me veshmbathje per vitet e shkolles. Jetimi qe mbaron shkollen dhe nuk eshte sistemuar akoma ne pune, i jepet ndihme ekonomike, ndersa ata qe vazhdojne shkollat per periudhen e veres (pushimeve) trajtohen me pagese suplementare.
Sherbimet falas
Ligji aktual i jetimeve parashikon qe nje pjese e mire e sherbimeve te ofrohen falas apo me gjysme cmimi. Por asnje nga keto pika nuk zbatohet deri me sot dhe ne kete menyre edhe keta persona me status duhet te paguajne njesoj si gjithe te tjeret. Jetimet perfitojne sherbim shendetesor, dentar dhe medikamente mjekesore falas nga shteti, udhetojne me mjete transporti shteteror dhe private kur nuk jane ne marredhenie pune falas.
Decentralizimi i sherbimeve sociale
Qe nga viti 2005, ka filluar nje proces i gjere i decentralizimit te sherbimit social, i cili eshte duke perfunduar per procesin e kalimit te Institucioneve Rezidenciale ne varesi te pushtetit vendor. Kjo do te thote se nga 9 institucione qe kemi, vetem 3 prej tyre, ne Shkoder, Durres dhe Tirane, do te mbeten "Institucione nacionale" ne varesi te shtetit, gjithe te tjerat i kane kaluar pushtetit lokal per drejtim, menaxhim, financim dhe administrim.
340 mije jetime ne moshe madhore mendohet se jane ne vendin tone. Sipas te dhenave, shumica e tyre jetojne ne kushte te veshtira ekonomike dhe kryesisht jetojne ne ambiente te konvikteve apo godina te braktisura
39 Biresime kane ndodhur gjate viti te kaluar ne vendin tone. Sipas te dhenave rezulton se 20 biresime jane kryer jashte vendit dhe 19 te tjere ne vend. Nderkohe qe procedurat jane shume te veshtira
224 Femije jane duke u trajtuar ne shtepite e femijeve publike, qe ndodhen ne Tirane, Vlore, Durres, Shkoder, Sarande. Nderkohe qe nje numer me i madh eshte ne qendrat ditore dhe ato private