PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zgjerimi i Lanes, ja projekti i ri


E Merkure, 21 Maj 2008

Lumi i Lanes do te vazhdoje zgjerimin e shtratit dhe si sistemimin e trotuareve deri ne burimet e rrjedhjes se tij. Duke filluar nga ura e sapo peruruar prane Maternitetit te Ri, e duke vazhduar rreth 400 metra me tutje, gjithcka do te behet ashtu sic eshte pjesa tjeter e lumit, dhe trotuaret ne te dy anet e tij.

Punimet

Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, punimet trajtojne sistemimin e shtratit te Lanes dhe rrugeve paralel me te. Gjeresia e rruges mesohet se do te jete 11.5 metra, ndersa gjeresia e trotuareve ne te dy anet e rruges nga ana e jashtme do te jete 4 metra. Gjithashtu, punimet parashikojne sistemimin e shtratit te Lanes ne nje gjatesi rreth 400 metra lineare. "Do te nderhyhet edhe ne rrjetin e kanalizimeve, ne ndricim dhe gjelberim, ashtu sikurse ka ndodhur edhe ne pjesen tjeter te Tiranes ku kalon ky lume", thuhet nga Bashkia e Tiranes. Keshtu, mesohet se rrjeti ekzistues i kanalizimeve ne kete segment pothuajse nuk ekziston, pasi kjo pjese per nga ana e infrastruktures ujore eshte e pasistemuar. Nderkaq, kolektoret e ujerave te zeza ne te dy anet e Lanes nderpriten pikerisht deri ne piken ku do te vazhdoje sistemimi dhe zgjerimi i rrugeve te reja ne te dy anet. E njejta gje ndodh edhe me rrjetin e ujerave te shiut. Rruget ne te dyja anet e Lanes do te kene te njejten gjeresi me pjeset e tjera te bulevardeve, do te jene me nje sens kalimi dhe ne nje ane te tyre do te kene parkim per automjetet. Ky projekt synon te permiresoje infrastrukturen e kryeqytetit, duke shtuar arterie te tjera per te lehtesuar trafikun ne rruget e tij.

Aksioni

Aksioni per prishjen e ndertimeve pa leje ne zonen prane Maternitetit te Ri ne Tirane, eshte ne vazhdim. Ne kete segment te Lanes deri me tani jane prishur nga Inspektorati Ndertimor 30 objekte pa leje, me qellim venien ne jete te projektit te miratuar ne shkurt nga KRRT-ja e Tiranes per sistemimin e Lanes ne nje gjatesi prej 400 metrash lineare. Numri i plote i ndertimeve pa leje ne kete zone mesohet te jete 52, nga te cilat sipas Bashkise se Tiranes vetem 1 objekt figuron me dokumente. Pra, ai eshte objekti i vetem qe do te shpronesohet. Aktualisht shtepite qe ende nuk jane shembur ne zonen prane maternitetit te ri, jane shtepite e komunitetit egjiptian, godina ku ndodhen nente grate greviste, dhe disa shtepi te tjera qe jane me me shume kate, duke nisur nga kater kate. Por, duke qene se keto shtepi jane te permasave te medha, drejtuesit e Inspektoratit Ndertimor u dhane edhe dy dite me teper afat banoreve qe te kishin mundesi te hiqnin objektet qe kishin brenda ne shtepi.

Shembjet e tjera

Shembja e ndertimeve te mbetura filloi serish dy dite me pare. Ndersa 20 familjeve egjiptiane, qe jane ne fillim te ketij segmenti, u eshte lene me teper kohe deri ne fund te muajit. Nderkaq, duket se qytetaret po mesohen disi me faktin qe atyre u jane prishur ose do t'u prishen shtepite. Ndryshe nga dita e pare ku aksioni eshte shoqeruar me shume incidente, ditet e fundit gjendja eshte paraqitur ndryshe. Te vetedijshem se nuk e ndryshojne dot vendimin e Bashkise se Tiranes, banoret kane pranuar ne heshtje shembjen e shtepive te tyre. Banoret kujtojne dhunen e diteve te para te aksionit, ku u dhunuar qindra banore, te cilet kundershtuan prishjen e banesave te ndertuara me mund e me djerse. Kjo coi madje edhe 9 gra ne greve urie, gjendja e te cilave ka qene e keqe vazhdimisht. Ato jane ankuar per indiference nga ana e bashkise, deputetit te zones dhe shtetit.

Kompensimi, i parealizueshem

Ndonese Bashkia e Tiranes ka premtuar njefare kompensimi per banoret qe u jane prishur banesat, duket nje gje e tille nuk do te ndodhe. Njesia Bashkiake u ka premtuar banoreve te demtuar nga aksioni se do t'u krijoje mundesine qe te perfitojne nga bonuset e shtepive me qira, ndersa per banoret kjo eshte shume pak. Ata kerkojne qe t'u jepen para ne dore ne menyre qe te kene mundesi te gjejne nje strehe tjeter.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika