PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Po injorohen datat kombetare te historise"


E Merkure, 21 Maj 2008

KOHA DITORE

Projektligji me i ri per festat zyrtare ne Republiken e Kosoves i propozuar nga Qeveria, ne asnje paragraf dhe ne asnjeren nga njembedhjete festat shteterore nuk permend as 28 Nentorin e as Diten e Clirimit. Mosperfshirja e ketyre festave mesohet se eshte bere per shkak te insistimit nga jashte, por kjo eshte mohuar nga kryeministri Thaci. I pyetur se cfare do te beje ai si Kryeminister i Kosoves ne Diten e festes kombetare - 28 Nentorin, Thaci ka thene se do t'i kryeje obligimet kushtetuese. "Une personalisht do t'i kryej obligimet e mia kushtetuese si te gjithe bartesit e tjere te institucioneve te Republikes se Kosoves". Nderkaq, duke iu pergjigjur pyetjes rreth mundesise se kthimit te ketij projektligji nga Kuvendi prape te qeveria, pasi qe nuk permban daten kombetare te 28 Nentorit, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thene se Kuvendi nuk merret me kete ceshtje. "Ju e dini qe ne nuk merremi me keto ceshtje. Ne merremi me te gjitha kerkesat per ndryshimet qe i ben Qeveria e Kosoves dhe nje kerkese te tille nuk e kemi pasur...", ka thene Krasniqi.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika