PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Dita e Flamurit, emocion qe nuk shkeputet lehte"


E Merkure, 21 Maj 2008

"Dita e Flamurit kombetar shqiptar eshte nje emocion qe nuk shkeputet lehte, qe nuk mund te mbulohet lehte me nje flamur tjeter, apo me ndonje date tjeter". Keshtu vleresoi dje analisti politik i Prishtines, Driton Lajci, ne nje interviste dhene Radios Evropa e Lire. Lajci iu pergjigj pyetjes lidhur me projektligjin per festat zyrtare, ne te cilin nuk eshte perfshire 28 Nentori, Dita e Flamurit kombetar shqiptar. Duke qene se Vendimi ka nxitur reagime te ashpra te disa subjekte politike, analisti dha kete opinion: "Qeveria duket se me besnikeri te plote, eshte duke implementuar pakon e Ahtisaarit. Sipas pakos, Kosova eshte shtet i gjithe qytetareve te saj, eshte shtet multi-etnik dhe ndertohet mbi parimet e qyteterimit, civilizimit, dhe nuk lejohet qe ndonje grup etnik, qofte shqiptar apo serb, te dominoje mbi tjetrin".

"E dyta, - vijoi Lajci, - pakoja e Ahtisarit dhe vete Qeveria e Kosoves, e udhezuar edhe nga fuqite e medha, nuk deshirojne te lene te kuptohet se eshte krijuar nje shtet i dyte shqiptar ne Ballkan, por eshte krijuar nje shtet i ri, i ndertuar mbi bazat e standardeve evropiane, integrimeve euroatlantike, mbi vizionin e nje shteti qytetar. Prandaj, Qeveria e Kosoves nuk deshiron te keqkuptohet apo te jape ndonje argument ne dore, qe te thuhet se eshte krijuar nje shtet i dyte shqiptar ne Ballkan, andaj edhe jane shume te kujdesshem. Por per Lajcin, ne anen tjeter, me kalimin e kohes, Qeveria dhe institucionet e saj duhet t'ia mundesojne secilit grup etnik, secilit komunitet, secilit popull ne Kosove, qe t'i shenoje dhe respektoje edhe festat kombetare dhe ato shteterore. Sipas analistit, keto shqetesime jane te natyrshme, te kuptueshme, qendrime qe shprehin emocionin e shqiptareve te Kosoves ne lidhje me flamurin shqiptar, flamurin historik te shqiptareve dhe Diten e Flamurit, ndaj thekson: "Eshte nje emocion qe nuk shkeputet lehte, qe nuk mund te mbulohet lehte me nje flamur tjeter apo me ndonje date tjeter". Gjithsesi analisti konsideron se "meqenese Kosova eshte duke krijuar shtetin e saj, eshte ne fazen e krijimit te nje shteti te ri, po ndryshon pak a shume edhe identiteti i saj edhe kombetar, edhe historik, edhe tradicional".




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika