PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kuvendi i Kosoves: Nuk e heqim 28 Nentorin


E Merkure, 21 Maj 2008

Projektligji i qeverise qe percakton 11 festat zyrtare te Kosoves do t'i nenshtrohet nje shqyrtimi te dyte ne Kuvend. Deputetet nuk e miratuan dje ate sepse ne kalendarin per festat ishte hequr 28 nentori dhe 12 qershori. E para eshte festa kombetare e mbare shqiptareve dhe e dyta, dita e clirimit te Kosoves ne vitin 1999 nga serbet, me hyrjen e forcave te NATO-s. Deputetet reaguan ashper ndaj draftit qe miratoi dy dite me pare qeveria e Kryeministrit Hashim Thaci. Ata vleresuan se nuk kane ndermend te pranojne shmangien e dites kombetare te te gjithe shqiptareve, 28 Nentorin 1912, kur pushtuesit turq u larguan nga trojet shqiptare qe atehere perfshinin Shqiperine, Kosoven dhe vise te tjera pertej kufirit aktual zyrtar te Republikes se Shqiperise. Ndaj, ne seancen e djeshme plenare, projektligji qe percakton festat zyrtare te Republikes u miratua vetem ne parim nga Kuvendi i Kosoves. Ne ditet ne vazhdim, ai do t'i nenshtrohet serish nje shqyrtimi nga nje komision i posacem perpara se te marre formen perfundimtare ne kuvend.

DEBATE

Kur ne seance u paraqit drafti i qeverise "Thaci", miratuar si vendim vetem dy dite me pare, deputetet e thuajse te gjitha forcave politike parlamentare reaguan ashper, duke e konsideruar te papranueshem ne disa pika te tij. "Nje ligj qe shpall 6 festa fetare dhe 5 laike, duke hequr nga kalendari 28 nentorin, Diten e Flamurit dhe nuk permend fare 12 qershorin, hyrjen e trupave te NATO-s, ne Kosove", nuk behet fjale te votohet, ishte reagimi i pjeses me te madhe te deputeteve, kryesisht nga Lidhja Demokratike e Kosoves. Por ligji si i tille u kundershtua dhe nga vete deputetet e PDK-se, e cila udheheq me qeverine.

REFUZIMI

Deputetet, duke kthyer mbrapsht draftin "Thaci", vendosen qe te mblidhet nje komision i posacem i krijuar nga Kuvendi i Kosoves, per te futur ne kalendarin e festave zyrtare edhe tri festa: 28 Nentori, Dita e Flamurit, dita e Clirimit te Kosoves dhe Dita e Deshmoreve. Deputetet e opozites nga ana e tyre, kundershtuan edhe nismen e qeverise ne shpalljen e festave zyrtare. Ata thane se qeveria vetem duhet te inicioje ligjin per festat, ndersa Kuvendi duhet t'i shpalle ato. Shefi i Grupit parlamentar te PDK-se, Rame Buja, tha se PDK-ja do ta perkrahe kete projektligj gjate seances se neserme, kur behet shqyrtimi perfundimtar i tij, vetem nese ai plotesohet me verejtjet e grupeve parlamentare. "Kemi vendosur qe ta perkrahim ne parim kete projektligj vetem me mundesine qe besojme se eshte ekzistente qe te shtohen, apo te amendohet me 3 data, qe jane Dita e Flamurit Kombetar, Dita e Clirimit dhe Dita e Deshmoreve, ne te kunderten, ne do te jemi te rezervuar", tha Buja. Nje qendrim te ngjashem ka dhene edhe deputeti i LDK-se, Sabri Hamiti. Madje, ai propozoi qe Dita e Kushtetutes te hiqet nga kalendari i festave zyrtare. "Dita e Kushtetutes nuk ka pse te jete feste, sepse ka pasur ketu kushtetuta edhe me heret te Republikes se Kosoves qe jane festuar tradicionalisht, por nuk jane perfshire. S'kemi pse ta bejme feste nacionale diten kur eshte miratuar nje kushtetute, nje variant", theksoi Hamiti. Nje pajtim te plote ne kete pike, jane shprehur edhe partite opozitare. Shefi i Grupit parlamentar te AAK-se, Ardian Gjini, ndonese e ka perkrahur ne parim projektligjin, tha se neser nuk do te perkrahet miratimi i tij, nese nuk perfillen verejtjet e deputeteve. "Duhet te diskutojme se a duhet te jete Dita e Kushtetutes feste kombetare. Ne te njejten kohe, mendoj se duhet te shtohen edhe data te tjera", tha Gjini, duke perfunduar dhe me kujtesen: "Komenti i fundit eshte se kur shpallen festat kombetare, qeveria nuk mund te guxoje t'i shpalle ato, por duhet t'i shpalle Kuvendi".

Ed.Ku

Si u mbrojt perfaqesuesi i qeverise

Ne emer te qeverise dhe te tij personal si nismetar i ketij projektligji, ministri Arsim Bajrami, tha dje ne Parlament se projektligji ndan festat zyrtare te Kosoves dhe ato kombetare, duke i percaktuar ato si festa memoriale. "Ligji, ne fakt, parasheh tri lloj ligjesh ne Republiken e Kosoves: festat zyrtare, festat kombetare apo memoriale dhe festat komunale". Bajrami kembenguli se "ligji liston festat zyrtare, duke perfshire dy datat historike te popullit te Kosoves, daten e 17 Shkurtit, Diten e Pavaresise dhe Diten e Kushtetutes, si dhe festat zyrtare nderkombetare, duke perfshire edhe ato fetare". Qeveria ka propozuar qe Kosova te kete 11 festa zyrtare, perfshire Diten e Pavaresise, ate te Kushtetutes, si dhe festa qe perkojne me Vitin e Ri, 1 Majin, Diten e Evropes dhe festat fetare.

Reagimi i Thacit:

"Kosoves i duhen festat e veta shteterore"

"Kosova eshte shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe shumetnik, me territor te garantuar". Keshtu argumentoi Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, vendimin qe i kaloi dje Parlamentit. "Kosova eshte shtet, i ka festat shteterore, por natyrisht se respektohen edhe festat kombetare, ka Festen e Republikes, diten e shpalljes se pavaresise dhe festat tjera. Ky eshte vetem fillimi", shtoi kreu i qeverise.

Cfare parashikon "Ahtisari"

Per percaktimin e festave zyrtare te Kosoves, kerkohet ligj i posacem, qe parashihet nga pakoja e Marti Ahtisarit, mbi bazen e se ciles autoritetet ne Prishtine shpallen pavaresine



Drafti, festat zyrtare te Kosoves:

1 janar

Dita e Vitit te Ri

17 shkurt

Dita e Pavaresise

9 prill

Dita e miratimit te Kushtetutes

1 Maj

Dita e punetoreve

9 Maj

Dita e Evropes

Po ashtu ka edhe gjashte festa fetare, dy myslimane si dhe kater katolike dhe ortodokse.



Festat e kerkuara:



Festa e Flamurit

Dita e Clirimit

Dita e Deshmoreve




Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika