Apeli i Sejdiut: OKB te zhduke paqartesite
E Merkure, 21 Maj 2008
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, i ka bere thirrje Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se qe t'i jape fund paqartesise se misionit te tij ne Kosove dhe te bashkepunoje me BE-ne per te perfunduar fazen e tranzicionit. Ne nje interviste me BBC-ne, Sejdiu tha dje se UNMIK-u duhet te barte pergjegjesite e tij ne duart e institucioneve te Kosoves, me qellim te kapercimit te pushtetit te dyfishte. Presidenti i beri thirrje autoriteteve ne Serbi qe te nderpresin qasjen negative ndaj Kosoves per te ecur ne, sic tha, proceset integruese evropiane. Ai, gjithashtu, tha se BE-ja duhet te beje presion mbi Serbine qe ajo te ndryshoje qendrimin e saj ndaj Kosoves. Sejdiu tha se pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se re funksionet e shtetit dhe te institucioneve te Kosoves do te shtrihen ne te gjithe mandatin e tyre te plote ne integritetin edhe funksional te saj. "Ajo qe duam ne, eshte qe UNMIK-u te transferoje kompetencat drejtperdrejt ne institucionet e Kosoves. Pra, te mos kete nje dualizem i cili do te lejonte mundesine e mosfunksionalitetit te plote te misionit nderkombetar, per aq sa eshte roli i tij, flas ne kuptimin e zbatimit te marreveshjes apo te projektit Ahtisari, dhe te ndihmes se institucioneve te Kosoves", apeloi Presidenti. Ndersa lidhur me mandatin e forcave te KFOR-it ne Kosove, Sejdiu tha se "ato lidhen me vete karakterin e Rezolutes 1244, por qe nenkupton nje transformim krejt te ri te rolit te tyre: Te jene garant i stabilitetit rajonal, integritetit te Kosoves dhe ne kete kuptim flas edhe ne integritetin funksional qe te kete shtrirje te institucioneve te Kosoves apo te punes se tyre". Ne kete pike, Sejdiu leshoi apelin kembengules: "Ne i bejme thirrje qe te operohet sa me shpejt ne perfundim te dilemave qe ekzistojne dhe natyrisht te jete e qarte se Kosova ka hyre ne nje faze te re te zhvillim te saj, si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne nje fare menyre te mos hezitohet me nje operim, te themi te bashkepunimit, flas edhe me misionin evropian ne kete rast per te kryer transmisionin normal".
Shtrirje e shtetit dhe ne veri
Presidenti Sejdiu, duke folur per hyrjen ne fuqi e Kushtetutes se re te Kosoves, pas 15 qershorit, u ndal ne ceshtjen e shtrirjes se funksionit te shtetit ne veri (Mitrovice): "Institucionet e Kosoves do te bejne perpjekjen e vet, ne bashkepunim me bashkesine nderkombetare, flas me prezencen e re civile ne Kosove, qe gradualisht te shkohet ne integrim te kesaj pjese". Sejdiu pranoi se "kjo nuk do te ndodhe menjehere dhe s'duhet te ndjellim ate iluzion sepse ka veshtiresi objektive", duke shtuar: "Por themi se do te influencojme ne menyre me te mire te mundshme qe kjo te trajtohet nga institucionet e Kosoves si baze e tille, dhe qe eshte trajtuar ne parim dhe me heret dhe qe te behen aksione te drejtperdrejta integruese me projekte zhvillimore dhe ceshtje te tjera percjellese ne kete kuader".