PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dhunimi i Kuranit, Bush kerkon ndjese


E Merkure, 21 Maj 2008

Libri i shenjte i myslimaneve, Kurani, eshte dhunuar nga ushtare amerikane duke u qelluar me dhjete plumba automatiku. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te kryeqytetit te Irakut, Bagdad dhe ka sjelle zemerimin e qytetareve dhe autoriteteve. Ne keto rrethana, dje presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka zhvilluar nje bisede telefonike me kryeministrin e Irakut duke i kerkuar publikisht ndjese per ngjarjen.

Agjencia nderkombetare e lajmeve Reuters publikoi dje faktin se Presidenti amerikan, Xhorxh E. Bush i kerkoi ndjese kryeministrit irakian, Nuri al-Maliki duke premtuar ndeshkim per fajtorin. "Presidenti Bush kerkoi ndjese ne emer te SHBA-se", njoftoi kabineti qeveritar irakian. "Presidenti Bush po ashtu na njoftoi se do te zhvillohet ndjekje penale per ushtarin amerikan i akuzuar se ka perdorur nje kopje te Kuranit si tabele qitjeje", njoftoi dje dhe qeveria irakiane. Nderkohe, dhe komandantet ushtarake amerikane ne Irak i kane kerkuar ndjese lidereve irakiane.

Zhvillimet erdhen pasi nje kopje e librit te shenjte mysliman u gjet me 11 maj me me shume se 10 vrima plumbash ne nje poligon ne afersi te Bagdadit. Ushtari i akuzuar per kete eshte ndeshkuar dhe eshte urdheruar te largohet nga Iraku. Ushtria amerikane nuk ka theksuar nese ai do te perballet me nje gjykate ushtarake. Ushtari ne fjale eshte larguar nga radhet e ushtrise dhe eshte kthyer ne shtepi.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika