PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Plagosja e dyfishte ne Kuzum Baba, pranga 24-vjecarit


E Merkure, 21 Maj 2008

Vlore - Nje i kerkuar per plagosje te dyfishte nga policia e Vlores u arrestua mbremjen e djeshme pas nje operacioni te befasishem. Ervis Matodashi, 24 vjec, eshte ndaluar nen akuzen e plagosjes, ngjarje e ndodhur me 21 prill te ketij viti. Burime zyrtare konfirmuan lajmin per gazeten dhe thane se pas dy muajsh pune intensive dhe hetimesh dyshohet se Matodashi eshte autori i plagosjes me arme zjarri automatike te Roland Ziai, 48 vjec, pronari i lokalit dhe kuzhinierit Hysni Kalemi, 42 vjec, prane zones se njohur si Kuzum Babaja, ne Vlore. I dyshuari nuk ka pranuar akuzen e ngritur, nderkohe qe mendohet se konflikti ka ardhur per ceshtje pronesie.

O.H


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika