Trafikimi ne Norvegji, mbrojtja konteston provat
E Merkure, 21 Maj 2008
Tirane - Avokatet mbrojtes te Astrit dhe Nelgert Pates kerkuan dje gjykates mos t'i bashkengjite fashikullit te gjykimit deshmite e degjuara dy dite me pare, te mbledhura ne Norvegji. Ne keto deshmi perfshiheshin edhe ato te Silvana Kalemit dhe te Enrikut, te dashurit te saj norvegjez, si dy te demtuar te ceshtjes. Nderkohe qe sipas mbrojtjes te gjitha deshmite ishin marre pa pranine e nje perkthyesi, ne te shumtat e tyre nuk ishte bere betimi dhe nga ana tjeter keto te fundit duhet te kishin ardhur ne rruge zyrtare nepermjet leter porosise. Nderkohe qe prokurori Ardian Nezha i bere te ditur gjykates se deshmite ishin edhe te incizuara me pamje video dhe avokati kishte qene vete prezent kur ishin pyetur keta deshmitare.
R.C