 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Emerimi i kancelarit, rektoret akuza Pollos
E Merkure, 21 Maj 2008
Luljeta Ndoka
Perplasja e pare mes Ministrise se Arsimit dhe autoriteteve drejtuese te universiteteve duket tronditese. Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, ka akuzuar dikasterin e Arsimit se po miraton akte nenligjore diktatoriale qe perqendrojne te gjithe veprimtarine e institucioneve te Arsimit te Larte ne duart e ministrit. Keto akuza behen pas miratimit nga KALSH-i te disa amendimeve qe, sipas rektorit Dhori Kule, i japin kancelareve kompetenca qe nuk i takojne.
Rektori
Sipas rektorit te UT-se, Dhori Kule, nxjerrja e disa akteve nenligjore qe lidhen me menyren e emerimit te kancelarit si dhe kompetencat qe i jepen atij, eshte komplet antiligjore. Ne fakt, neni 22 i Ligjit per Arsimin e Larte, pika 7, percakton tekstualisht: "Kancelari i fakultetit ose i njesive te tjera kryesore duhet te kete formim universitar, juridik ose ekonomik dhe se paku 5 vjet pervoje pune. Ai emerohet nga rektori mes tri kandidaturave te propozuara nga keshilli i administrimit i institucionit". Ndersa me aktet e reja qe nxirren nga Keshilli i Arsimit te Larte dhe Shkences (KALSH), emerimi behet nga ky keshill. Kjo, sipas rektorit te Universitetit te Tiranes i kthen strukturat e fakultetit ne vegla te tij. Duke qene se kancelarin e emeron ministri i Arsimit, atehere ky kancelar do te beje c'te doje ministri dhe c'te doje vete, pa pyetur strukturat e tjera drejtuese si rektori, dekani apo shefi i departamentit.
Akuzat
Kthimi i kancelarit ne vegel te ministrit, eshte gjeja qe e shqeteson me shume rektorin e UT-se, Dhori Kule. Sipas tij, kreu i MASH i ka te gjitha mundesite te ushtroje "diktature" nepermjet kancelarit, duke i dhene atij kompetenca qe nuk i takojne. Kesisoj, kancelari, sipas akteve nenligjore qe po nxjerr Keshilli i Larte i Arsimit dhe Shkences, merr kompetenca edhe nga Keshilli i Administrimit te Fakultetit, edhe nga senati, madje edhe nga rektori. Nje gje e tille duket te kompetencat qe po i jepen atij per te kryer emerime apo shkarkime te pedagogeve dhe te administrates. Problemi tjeter, sipas Kules, eshte qe ne KALSH nuk japin mendime asnje nga rektoret. Aty japin mendime dhe sugjerime vetem ata qe kane qene kandidate per dekane dhe rektore ne universitetet publike, por qe humben ne zgjedhje. Rektori Kule ka kerkuar qe te nderhyhet per zgjidhjen e ketij problemi, i cili mund te kete pasoja te renda per sistemin arsimor ne Shqiperi. Pervec ketij centralizimi qe, sipas Kules, po ben Ministria e Arsimit, nje problem i madh eshte edhe bllokimi i doktoraturave, me ane te nje akti antiligjor.
Ka dale nje akt nenligjor qe e kapercen ligjin dhe qe i bllokon doktoraturat ne te gjitha universitetet publike. Eshte krijuar nje shqetesim i madh per sa u perket procedurave dhe kritereve te tyre. Ne kemi pedagoge qe jane te interesuar per te ndjekur studimet e doktoratures, por qe frenohen, duke bere qe ne te mbetemi pa stafe te kualifikuara. Ky eshte nje problem madhor. Por jo i vetmi, nje tjeter eshte ai per masterat. Fakultetet tona kane mastera te konfiguruara dhe me status nderkombetar po qe me aktet e Ministrise se Arsimit pengohen te funksionojne. Na kane sjelle disa kritere per elementet e shkollimit qe edhe cerdheve duhet te ishin menduar mire para se t'ua dergonin. Jane pa logjike dhe interpretojne ne menyre skandaloze Karten e Bolonjes. Pra, shqetesimi yne me madhor eshte se nuk na trajtojne si partner. Pengesat e MASH-it jane te verifikueshme. Shembull eshte neni per financat, sipas te cilit cdo fakultet duhet t'i kryeje vete veprimet financiare.
Autonomia e munguar e Universitete
Rektori i Universitetit te Tiranes shprehet se, pervec te gjitha veprimeve antiligjore qe po ben ministri i Arsimit, nje tjeter gje shqetesuese eshte mungesa e autonomise ne universitetit. Ne baze te ligjit per Arsimin e Larte, universitetet kane te drejte te miratojne buxhetin sipas rregullores se tyre dhe jane autonome ne menaxhimin e fondeve. Megjithate, sipas Kules, nuk ka filluar ende ekzekutimi i financave, sepse nuk jepet urdhri te Thesari qe fakultetet te kryejne shpenzimet sic i ka miratuar Keshilli i Administrimit i Universitetit te Tiranes.
Stafet akademike kundershtojne aktet
Edhe stafet akademike te institucioneve te Arsimit te Larte nuk kane qene aspak dakord me aktet e reja nenligjore qe po nxjerr keshilli i Arsimit te Larte dhe Shkences. Disa dite me pare rektori Dhori Kule ka bere nje mbledhje me zv.dekanet, te cilet i kane kerkuar eprorit te tyre qe keto akte te kthehen mbrapsht. Por, Kule deklaron se keto akte do te kundershtohen me baza te qarta, pasi te jepen mendime nga cdo fakultet per kete ceshtje.
Gjonaj: Nxjerrja e akteve parashikohet ne ligj
Sipas zv.ministres se Arsimit dhe Shkences, Adriana Gjonaj, procedurat e emerimit te kancelarit miratohen me nxjerrjen e akteve te reja nenligjore nga ana e struktura pergjegjese ne MASH. Nder te tjera, neni 22, pika 3 ne Ligjin per Arsimin e Larte percakton se "Procedura e perzgjedhjes dhe emerimit te kancelarit te institucionit percaktohet me akt te vecante". Keshtu, sipas zv.ministres Gjonaj, fakti qe KALSH po nxjerr akte nenligjore per emerimin e kancelareve nuk ka asgje antiligjore, sepse kete hapesire, kuaj strukture ia jep pikerisht Ligji per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Mjeket: Jemi te kualifikuar dhe me grada
- Universitetet, si do hartohen testet
- Shqiperia plaket, pakesohen lindjet
- Specialistet, vjet me pak fluks pune
- Spanjishtja, dege e re ne formularin A2
- Itali, certifikata "djeg" maturantet
- Keshill kombetar per te drejtat e studenteve
- Gara per polic, si t'i shpetosh skualifikimit
- Gerdeci, banoret dy vjet larg shtepive
- Sherbimi i poliklinikave, i mjerueshem
- Cmimi i vleres se tokes do te ndryshoje
- Rritja e biletave, kushtet e urbaneve te njejta
- Engjell Kristopulli: Nuk perballojme dot cmimet e reja
- Lavdije Tare: "Do te eci ne kembe, jo me me autobus"
- Berisha: Kemi dyfishuar parqet kombetare
|
|