 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Berisha rinegocioi shitjen e kompanise "Albtelekom"
E Merkure, 21 Maj 2008
Shitja e gjigantit te ekonomise shqiptare, "Albtelekom" nuk ka kaluar pa qene pjese e perplasjes politike mes dy partive me te medha ne vend, PD e PS. Ne fillim ishte ish-kreu i opozites, Berisha, tashme Kryeminister, ai qe hodhi akuzat me te renda ne drejtim te qeverise se ish-kryeministrit Nano per shitjen e kesaj kompanie kompanise turke, "Calik Enerji". Berisha ne ate kohe paralajmeroi se do ta prishte kontraten. Kompania e telefonise fikse, "Albtelekom", eshte shitur me 76 per qind te aksioneve kundrejt vleres 120 milione euro ndaj kompanise turke "Calik Enerji", ne fillim te majit te vitit 2005, nepermjet nje tenderi te hapur nderkombetar. Kur kompania turke "Calik Group" ka fituar tenderin e shitjes se ndermarrjes, pati probleme si pasoje e nje investigimi te nisur nga qeveria e re e dale nga zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut 2005. Procedurat e tenderimit atekohe u kontestuan dhe u hetua per kete rast. Per procedurat e ligjshmerise se tenderit u investiguan nga "Deloite & Touche", duke cuar keshtu ne nje rinegocim te kontrates ndermjet qeverise shqiptare dhe kompanise turke. Pas ketij rinegocimi, ne mesin e vitit 2007 u privatizua perfundimisht, duke i dhene fund procesit i cili kishte filluar qe ne vitin 1999 dhe ishte shtyre per shkak te luftes ne Kosove. Por kjo solli dhe reagimin e socialisteve, te cilet akuzuan qeverisjen e djathte se i kane shkaktuar humbje te medha shtetit. S.P
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Janar-mars, pagat ne ndertim rriten 4.6%
- Turizmi, emigrantet rrisin cmimin e banesave
- Rritja e pagave, fondi 80 milione euro
- Janar-mars, pagat ne ndertim rriten 4.6%
- Guvernatoret e rajonit, takohen ne Tirane
- Bankat nuk respektojne transparencen
- Bankat, ja detyrimet ligjore per transparencen
- Nafta, cmimi kalon 160 leke per liter
- Kerkesa dhe oferta per nafte, parashikime
- Tirane, spekulohet me cmimin e naftes
- Gjeografia e sigurimeve, 50% ne Tirane
- Bankat, investime me rrezik dhe manovra me depozitat
- ARMO, si do perdoren 125 milione euro
- Fajdet, kur do shperndahen parate
- "Gjallica", parate e zhdukura arrijne miliarda leke
|
|