PS: Do anulojme shitjen e ARMO-s
E Merkure, 21 Maj 2008
Oli Xhilaga
Ligjvenesit socialiste akuzojne se procesi i privatizimit te kompanise ARMO po zhvillohet ne mungese transparence. Madje, duke shkuar me tej, socialistet shfaqin mjaft dyshime per vleren e shitjes, duke pretenduar se kjo kompani do te shitet me nje vlere me te ulet sesa vlera e tregut. Nje qendrim i tille u be dje i ditur nga dy deputetet e Partise Socialiste, Erion Brace dhe Kastriot Islami, te cilet gjate nje komunikimi me median shprehen shqetesimin e Grupit parlamentar te kesaj partie, duke mos kursyer kritikat dhe akuzat per qeverine "Berisha", per mungesen e transparences dhe dyshimet qe lindin per privatizimin e nje kompanie shume te rendesishme sic eshte ARMO. Per kete arsye, socialistet paralajmeruan se "ne rast se kompani te huaja fantazim do te bashkendajne permes privatizimit korruptim kompanine "Armo" me drejtuesit e korruptuar aktuale militante e tyre, privatizimi do te anulohet pas fitimit te zgjedhjeve te vitit 2009". Deputetet socialiste, Brace dhe Islami, nisur nga fakti se sot nis zyrtarisht procesi i privatizimit te kompanise ARMO, deklaruan se "ky proces karakterizohet nga nje mungese e plote e transparences dhe komunikimit me publikun per nje prone kaq te rendesishme publike ne nivel kombetar dhe me efekte sociale ne zonat urbane dhe rurale te qarqeve Fier, Berat e Vlore". Sipas tyre, procesi krijon dyshime te konsiderueshme per vleren e shitjes se kompanise nisur nga fakti qe, me sa duket, kjo vlere eshte llogaritur me te dhenat e tregut ne vitet para 2006. "Ky proces eshte qartesisht korruptiv, po te kemi parasysh menaxhimin e burimeve njerezore, konkretisht largimin e eksperteve dhe te specialisteve dhe mbajtjen ne pune te militanteve te PD, te punesuar permes fryrjes se organikave pas vitit 2005", akuzuan dje socialistet. Madje, duke i meshuar me tej qendrimit te tyre, Brace dhe Islami, ne deklaraten e tyre, vune ne dukje se "ky proces ka ulur ndjeshem vleren e kompanise, duke vene ne rrezik funksionimin e saj, por mbi te gjitha duke synuar te ktheje ne aksionere militantet e PD dhe disa drejtues te saj korruptuar". Per kete arsye, sipas tyre, ky privatizim ose do te deshtoje, ose do te kete te ardhme shume te dyshimte e te paqarte. Por, njekohesisht, ligjvenesit socialiste parashtrojne dhe nje sere efektesh negative, me te cilat do te shoqerohet privatizimi i kesaj kompanie, ku kryesoret jane problemet ekonomike dhe sociale. Pare ne kete kendveshtrim dy deputetet socialiste deklaruan se "ne kete proces korruptiv ka shume gjasa qe kompania fituese te kontradiktoje me synimet e objektivat strategjike dhe orientimet gjeostrategjike te vendit tone per sa u perket ceshtjeve te energjise. Ky proces me synime korruptive partiako-nepotike ka shume gjasa te shoqerohet me tensione sociale, per shkak te varferimit te mbi 500 familjeve nga humbja e vendit te punes dhe mospercaktimi i asnje perspektive mbijetese".
Uithers: Privatizimi, i drejte e transparent
Procesi i privatizimit te ARMO-s duhet te jete sa me transparent dhe sa me i drejte. Ky ka qene apeli i ardhur pak dite me pare nga ambasadori i SHBA-se, Xhon Uithers, lidhur me shitjen e kesaj kompanie. Nderkohe qe ne kete, pervec disa shoqerive te vendosura ne rajon si ajo greke "Hellenik petroleum", apo kroatja INA, dominojne shoqeri me lidhje te forta, disa me lindjen e vecanerisht Rusine, e te tjera te vendosura ne kontinentin amerikan. Nje prej tyre eshte kompania e madhe amerikane "Refinery Association of Texas INC".
Klosi: 1700 punonjes te naftes po hidhen ne rruge
Partia Socialiste qe heret nga ngritur shqetesimin e saj lidhur politikat qe ndiqeshin nga qeveria "Berisha" ne perberjen e administrates se "Armo"-s dhe "Albpetrol". Keshtu, kohe me pare, sekretari Organizativ i PS-se, Blendi Klosi, pati bere me dije se ne baze te urdhrit te Kryeministrit Berisha dhe orientimeve te ministrit, Genc Ruli eshte programuar largimi i pamotivuar dhe arbitrar i 1706 punonjesve te kompanise ARMO dhe "Albpetrol".