Prifti: Monopolet dominojne tregun
E Merkure, 21 Maj 2008
"Monopolet kane kaluar nga ato qe ishin ne sherbim te ish-qeverise socialiste, tashme ne sherbim te plote te Berishes. Asnje monopol nuk eshte cmontuar ne keto vite qeverisjeje qe ka Sali Berisha". Kjo ishte akuza e ardhur dje nga nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti, i cili gjate nje komunikimi me mediat shprehu shqetesimin e kesaj partie ne lidhje me rritjen e vazhdueshme dhe te metejshme te varferise ne vend. Por duke mos ndenjur vetem ne pozitat e akuzuesit, Prifti, ne emer te LSI-se, parashtroi disa ide lidhur me zgjidhjen e kesaj situate. "Qeveria urgjentisht duhet te cmonopolizoje tregun, te godase monopolistet e ushqimeve, te energjise elektrike, te lendeve te pare per industrine, te ushqimoreve apo per bujqesine. Duhet te distancohet dhe te godase fort aktet korruptive mes vetes, sepse po ju them qe jane biznesmene qeveritare dhe te aferm te qeveritareve qe kane monopolet e ketyre bizneseve qe permenda me siper", u shpreh Prifti, lidhur me kete ceshtje. Nderkohe qe, po ne kete linje, deputeti i LSI-se propozoi qe qeveria te sillte sa me shpejt ne parlament ndryshimet te ligjit te Tatimit te Vleres se Shtuar, pasi, sipas tij, TVSH eshte nga nivelet me te larta ne Evrope sot ne Shqiperi.